Tërbuni ka nisur nga puna prej ditësh dhe drejtuesit po mundohen ta përforcojnë skuadrën pas disa largimeve në fund të sezonit të shkuar.

Së fundmi, pukjanët kanë bërë edhe tre afrime dhe bëhet fjalë për dy portierë, siç janë Elton Vata dhe Brajan Marku, ndërsa afrimi tjetër është i mesfushorit senegalez që ishte në provë te Vllaznia, Ndiaye Mbaba.

I pari ka qenë pjesë e Teutës, Laçit, Erzenit dhe së fundmi Kastriotit. Ndërkohë që, edhe i dyti, portieri tjetër, Marku, është një “gardian” pukjan që vjen nga ekipet e moshave të Football Republic.

I fundit është Ndiaye Mbaba, i cili është jo pak i njohur në Shkodër, pasi pak kohë më parë ishte tek Vllaznia për një fazë prove, por shkodranët nuk e panë si të vlefshëm këtë mesfushor për organikën e tyre.

Maringlen ZHIVANI