Mesfushori koplikas, Enis Çokaj është vlerësuar maksimalisht këtë fundjavë futbollistike. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është përfshirë mes 11-shes më të mirë të javës së dytë në Superligën e Kroacisë.

Në ndeshjen e së dielës, ku skuadra e tij, Lokomotiv Zagreb triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Osijek, Çokaj dhuroi një assist për golin e parë të takimit. Në formacionin e javës, sipas faqes së specializuar “Sofa Score”, 23-vjeçari është vlerësuar me notën 8.00.

Mesfushori koplikas, Enis Çokaj është një nga futbollistët më të mirë që ekipi i Lokomotivës së Zagrebit ka në gjirin e saj. 

Kujtojmë se, pjesë e organikës së skuadrës kroate janë edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë, siç janë Jon Mersinaj, Hajdin Salihu, Indrit Tuci, Art Smakaj, Françesko Tahiraj, Albion Marku, Sherif Kallaku, Keslin Shani dhe Arbër Mehmetllari.

Maringlen ZHIVANI