Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETitulli fillon t’i 'rrëshqasë' nga duart, Interi zhgënjen dhe me Fiorentinën

Titulli fillon t’i ‘rrëshqasë’ nga duart, Interi zhgënjen dhe me Fiorentinën

Interi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Fiorentinës brenda në “San Siro” dhe kështu humbet terren në luftën për titull.

Sfida nisi me ritëm të ulët, pa shumë raste, por në pjesën e dytë ishin miqtë ata që surprizuan duke kaluar të parët në avantazh me Torreiran.

Gjithsesi festa e skuadrës së Italianos zgjati vetëm 5 minuta, sepse ishte Dumfrajs ai që barazoi sfidën.

Rastet më pas nuk munguan nga zikaltrit, të cilët kërkuan dhe një penallti, por që VAR-i ja mohoi.

Kështu Interi vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 60 pikë, 3 më pak nga Milani dhe Napoli.

REZULTATI:

INTER 0-1 FIORENTINA

Dumfrajs 55′ / Torreira 50′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments