Humbja e Gjermanisë ndaj Meksikës ka qenë një nga rezultatet më befasues të botës së futbollit.

Kampionët në fuqi e kanë nisur mbrojtjen e titullit në mënyrën më të keqe të mundshme dhe ai që ka përfunduar nën akuzë, nuk mund të ndodhte ndryshe, ka qenë trajneri Low.

“Tani kombëtarja do të ketë një presion shumë të madh, – ka shkruar te Bild, Lothar Matthaus. – Kishte kohë që nuk shikoja një Gjermani kaq të dobët në një turne të madh”.

“Ka munguar përqendrimi, pozicionimi i duhur, kemi bërë shumë gabime. Askush nuk guxonte të kalonte kundërshtarin.

Reus duhet të jetë gjithmonë titullar dhe kam menduar edhe për Sane, i lënë në shtëpi”.

Edhe Michael Ballack ka sulmuar lojtarët dhe trajnerin në rrjetet sociale:

“Nuk ka shpirt skuadre, nuk kam parë një ekip të uritur dhe me dëshirën për të fituar. Low është në vështirësi”./telesport/