Fabio Kanavaro prej kohësh ushtron profesionin e trajnerit në Kinë, te skuadra e Guanzhu, por përsëri dëshiron të rikthehet në vendlindje.

Në një intervistë të dhënë së fundi, legjenda italiane është shprehur se ëndërron të stërvisë Napolin një ditë, duke shtuar se Milani gaboi shumë me largimin e Gatuzos.

“Unë ëndërroj të stërvit një ekip të shkëlqyer Europian siç është Napoli. Kam pasur fatin të punoj me trajnerë të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresoj të kam mësuar diçka prej tyre. Ditën kur kthehem në Europë, mendoj se do të jem gati. Më mungon Napoli. Unë u largova kur isha 21 vjeç, por jam shumë i lidhur më ta.

Kam jetuar në shumë qytete të ndryshme por asnjëra nuk ishte si ai qytet. Meqenëse isha një fëmijë i vogël, ëndërroj të bëhem një simbol për tifozët e Napolit. Mendoj se Milani gaboi me largimin e Gatuzos, që kishte bërë shumë mirë me kuqezinjtë.”, u shpreh Kanavaro.