Ditën e sotme, është luajtur java e katërt e kampionatit të U16 të femrave, i cili siç dihet zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Vllaznia U16 e femrave është njëra ndër ekipet pjesëmarrëse dhe sot ato kanë luajtur ndeshjen e rradhës.

Ditën e sotme, vajzat kuqeblu kanë zhvilluar një përballje ndaj njërit prej kundështarëve të kampionatit, ekipit Teuta U16.

Ndeshja është luajtur në “Reshit Rusi” dhe është fituar me rezultatin 4-0 nga ekipi shkodran. Vllaznia U16 e femrave e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Gjergji, Shporaj, Blinishta, Ara, Ndoci, Hasaj, Alijaj, Boriçi dhe Kodra.

Kështu, ndeshja ka nisur më mirë për vendaset, të cilat edhe kanë shënuar tre gola njëri pas tjetrit, me autore Hasaj dhe Boriçi dopietë, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 3-0 për Vllazninë e femrave U16.

Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 64-të, shkodranet kanë shënuar edhe një gol tjetër, me Boriçin që kompleton tripletën e saj, duke e mbyllur historinë e këtij takimi këtu, me rezultatin 4-0 në favor të Vllaznisë së femrave U16. Në pjesën e dytë, për shkodranet janë aktivizuar edhe Synaj, Lorja dhe Hoxha.

Kështu, ekipi shkodran ka dominuar në të gjitha drejtimet në këtë ndeshje, duke fituar me rezultatin 4-0. Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e femrave U16 renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, me 7 pikë me 2 pikë më pak se Teuta, por që ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Maringlen ZHIVANI