Pervjetori i 103-te i krijimit te Vllaznise ka marre vemendjen e duhur te shkodraneve gjate diteve te sotme teksa urimet kane qene te shumta dhe ne kete “gare” jane perfshire edhe tre kandidatet per postin e kryetarit te bashkise Shkoder.

I pari qe beri nje postim per ditelindjen e Vllaznise ka qene kandidati i Partise Demokratike Xhemal Bushati. Ai ne fakt ka qene me i lidhur se dy te tjeret me Vllaznine sepse ka qene edhe kryetar i Keshillit Bashkiak duke levruar jo pak fonde per te e po ashtu, per nje periudhe ka qene edhe pjese e Keshillit Mbikeqyres te KF Vllaznia.

Ne postimin e tij, Bushati shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Vllaznia jonë! Qëndrofsh, gjithmonë aty, mes emocioneve më të zjarrta dhe kujtimeve të përjetshme të shkodranve. Me tituj mot! Një Shkodër, një tifozëri, një Vllazni!”

I dyti qe eshte kujtuar me heret ka qene kandidati i “Shtepise se Lirise” Bardh Spahia, i cili urimin e tij e ka shoqeruar edhe me nje foto gjate momenteve kur ne stadiumin “Loro Boriçi” vitin e kaluar u shpalos nje flamur i madh i Vllaznise, i sponsorizuar prej tij. Ne postim, Spahia shkruan:

Gëzuar ditëlindjen Vllaznia jonë! 103 vjet më parë, patriotë, burra të mençur, intelektualë, i dhanë jetë klubit më të vjetër në Shqipëri, një emri që sot bën krenar çdo shkodran e shqiptar: Vllazni!

Në Shkodër, urën e përhershme drejt perëndimit, ata burra zgjodhën një emër shqiptar, domethënës dhe që do të jepte mesazh në çdo kohë e sa herë shqiptohej: Vllazni! Gëzuar zemrave kuqeblu, të gjithë shkodranëve e shqiptarëve! Vllazni ti je zemra jonë!”

Dhe e treta qe beri urimin e saj ishte kandidatja e Partise Socialiste Majlinda Angoni. Ne postimin e saj ajo ka permnedur nje mori emrash te nderuar te futbollit shkodran ne vite, te cilet sipas saj vendosen nga nje tulle ne monumentin Vllazni. “Gezuar 103 vjetorin simboli i bashkimit te te gjithe shkodraneve kudo qe ndodhen”- shkruan Angoni.

Por kjo e fundit qe deri para pak ditesh ka mbajtur edhe postin e Prefektes, ose ka harruar, ose nuk ka patur shume dijeni se Vllaznia nuk eshte vetem ajo e futbollit, por historia e saj e lavdishme eshte per te gjitha llojet e sporteve.

Urimet i kane bere, por ende nuk e kemi te qarte se kush mund te beje me shume per sportin ne Shkoder ne rast zgjedhje ne postin e kryetarit te Bashkise Shkoder. Kjo sepse me perjashtim te urimit te sotem, asnjehere nuk e kane permendur Vllaznine ne takimet e tyre te deritanishme./SHKODRA-SPORT.COM/