U mendua se mund të vijonte me Vllazninë duke parë zhvillimet e ditëve të fundit, por duket se Kaina Nunes është largimi i parë nga kuqeblutë në këtë merkato. Sulmuesi brazilian dhe klubi ishin prej disa ditësh në diskutime mes tyre për të vijuar bashkëpunimin, por me sa duket rrugët tashmë janë ndarë pas 2 sezonesh.

Burime të afërta me sulmuesin për ‘Shkodra Sport’ konfirmojnë se tashmë ai mund të konsiderohet i larguar nga 9 herë kampionët e vendit dhe këto do jenë ditët e tij të fundit në Shkodër.

Por gjithashtu konfirmohet edhe ajo çfarë është cilësuar nga gazeta jonë në ditët e shkuara, ku e ardhmja e shtatlartit do jetë në kryeqytet.

Dhe më saktësisht tek skuadra e Tiranës, ku bardheblutë kanë këmbëngulur prej shumë kohësh për ish-sulmuesin e Besës. Kaina, në sezonin që lamë pas nuk ka pasur shumë hapërisa aktivizimi me Vllazninë, megjithatë ai ka shënuar 6 gola mes kampionatit dhe kupës. Duket se mungesa e aktivizimit ka qenë edhe arsyeja kryesore e 26-vjeçarit e largimit nga skuadra në këtë fund sezoni.
Endri ÇINARI