Ndonese luante ne transferte ndaj ekipit te Luzit qe kryeson renditjen e kampionatit, ekipi i Veleçikut jo vetem ka arritur te barazoje, por me lojen e zhvilluar ka qene edhe shume prane fitores.

Takimi i vlefshem per javen e 11-te te kategorise se dyte, pritej me shume interes ne Luz dhe tifozet e kesaj skuadre e mendonin pune te kryer fitoren ndaj koplikasve, por nuk ka ndodhur keshtu.

Djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika kane bere nje 90 minutesh shume te mire dhe si rrjedhoje jo vetem jane mbrojtur mire por edhe kane krijuar herepashere aksione te rrezikshme ne zonen e vendasve.

Megjithate ne fund eshte fiksuar rezultati i barabarte 0-0 dhe dy ekipet kane ndare nga nje pike. Ky barazim i ka kushtuar shume Luzit sepse u detyrua t’i lere vendin e pare ekipit te Gramshit.

Nderkohe Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje por me lojen e sotme ndaj Luzit tregoi se do te jete nje konkurrent i forte per ngjitjen ne kategorine e pare deri ne fund te sezonit./SHKODRA-SPORT.COM/