Rafael Leao do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2028! Palët kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës për 5 sezone të tjera, duke bërë që të blindohet në këtë mënyrë një nga lojtarët më të rëndësishëm kuqezi.

Zyrtarizimi i kontratës pritet që të bëhet ditët në vijim, duke filluar që nga dita e nesërme.

Marrëveshja mes palëve është arritur pak minuta më parë, kështu raportojnë mediat italiane në prag të ndeshjes Milan-Inter.

Në kontratën e re, Leao do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, ndërkohë që do të marrë edhe 2 milionë të tjera në momentin e firmës. Për portugezin do të ketë edhe një klauzolë lirimi e cila kap shifrën e 150 milionë eurove. Negociatat për të rinovuar kontratën, ishin disi të ngadalësuara për shkak të probleme që Lila kishte me Sportingun e Lisbonës në lidhje me transferimin e Leaos para disa vitesh.