Vetëm 28 vjeç e 3 muaj dhe është emëruar në krye të stolit të skuadrës belge të Birsshot. Bëhet fjalë për Uill Still, i cili më 19 janar mori drejtimin e skuadrës belge, duke zëvendësuar Hernan Losada.

Still bëhet kështu trajneri më i ri në kampionatet europiane, që drejton një skuadër europiane, teksa asnjë trajner nuk ka marrë drejtimin e një ekipi të parë në Europë, në moshë kaq të re.

Belgu bën debutimin e tij në moshën 28-vjeçare, më i ri se dy trajnerët e tjera të njohur që gjithashtu e kanë debutuar shpejt, Villas Boash dhe Nagelsman.

Birsshiot renditet në vendin e 9-të ne elitën e futbollit belg dhe objektivi është kualifikimi në kupat e Europës.Në 3 ndeshje të zhvilluara në krye të Birsshot, Still ka grumbulluar 1 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim.