Megi Doçi eshte simboli i Vllaznise por edhe i gjithe futbollit te femrave ne pergjithesi ne vendin tone. Ajo eshte autorja e mbi 600 golave ne kampionatin shqiptar, kapitenia e kombetares kuqezi dhe lojtarja me e rendesishme e ekipit shkodran qe e udhehoqi drejt kualifikimit per ne fazen e grupeve te “Champions League”.

Rrjedhoje e ketyre arritjeve, gazeta “Shkodra Sport” e shpalli ate nje prej “10 personazheve me te mira te vitit 2022”, ne ceremonine e zhvilluar pak dite me pare. Si rrjedhoje ne intervisten e dhene diten e sotme per gazeten tone, ka folur jo vetem per arritjet e kaluara, por edhe ato qe do te vijne me pas.

Madje, duke qene shume prane dhe Vllaznise se meshkujve, ajo ka shprehur edhe nje deshire te saj: Ate qe ne fund te ketij sezoni, jo vetem Vllaznia e femrave por edhe ajo e meshkujve do te shpallen kampione kete vit dhe do te vendosin secila yllin ne fanelle.

“Besoj se kete vit do te jete vendosja e yllit ne fanelle jo vetem per Vllaznine e femrave por edhe ate meshkujve. Une besoj se te dy ekipet do ta arrijme bashke kete arritje dhe jam shume e sigurte per kete gje dhe te dy ekipet ne fund te sezonit do te vendosim yllin ne fanelle”- eshte shprehur ajo.

Intervisten e plote te futbollistes se Vllaznise Megi Doçi do te mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: