Ka fituar shume, me shume se çdo president tjeter ne futbollin shqiptar. Ka arritur suksese qe pakkush i ka arritur edhe ne Europe duke qene me Vllaznine e tij dy here ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit. Lazer Matija megjithate duket “i pangopur”.

Deshiron te tjera suksese dhe i rradhes qe po tenton eshte kualifikimi perseri per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes. Per ta bere kete gje eshte vetem 90 minuta larg dhe çdo gje do te vendoset ne sfiden e se dieles me fituesen e çiftit Breniza- Spartak Myjava.

Por per te shkuar deri tek kjo sfide, ai ka investuar jo pak per te ndertuar nje ekip cilesor dhe si rrjedhoje ka nderhyre ne merkato duke sjelle plot 5 futbolliste amerikane, 3 kosovare dhe 1 malazeze.

Presidenti Matija i ka prezantuar ato diten e sotme dhe ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur: “Mendoj se kemi ndertuar nje ekip cilesor me lojtare te mira te cilat i kemi marre ne merkato. Synimi jone eshte te shkojme serish ne turin tjeter dhe mendoj se do ia dalim.

Nuk kam preferenca per ekipin kundershtar me te cilen do te ndeshemi te dielen, por duhet ta dini se secili prej ketyre ekipeve ka vlerat e tij sepse jo me kot jane kampione te Malit te Zi dhe te Sllovakise. Pavaresisht se me ke do te luajme, objektivi do te jete fitorja dhe kualifikimi”.

Te plote intervisten e dhene nga presidenti Lazer Matija mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: