Vetem ne 2 vitet e fundit e kane lene çiklizmin 7-8 sportiste te talentuar dhe kampione. Problematikat e shumta te ketij sporti dhe mungesa e te ardhmes ketu, kane bere qe shume prej tyre te emigrojne dhe te tjere ta shohin veten diku tjeter por jo ne sport.

Trajneri i ekipit te Vllaznise Leonat Kola megjithate po mundohet ta mbaje ne kembe kete sport, ndonese veshtiresite jane te medha. Mjafton te permendim faktin qe biçikletat dhe e gjithe baza materiale prej 2-3 vitesh sigurohet me te ardhurat e familjes se tij.

Por jo vetem kaq. Ky eshte viti i trete qe ai nuk merr asnje liter karburant per shoqerimin e sportisteve ne stervitje dhe gare!!! Te mos harrojme se makina e ekipit eshte personale dhe te gjitha sherbimet i kryen vete, por kjo puna per te blere edhe naften me leket e tij padyshim qe e ka lodhur dhe merzitur se tepermi.

Ne nje interviste per gazeta “Shkodra Sport” pikerisht ne prag te gares se rradhes, trajneri Kola do te shprehej: “Te dielen kemi aktivitetin e dyte per kete vit pas atij qe zhvilluam ne Elbasan dhe padyshim qe do te synojme qe me 2-3 sportiste te jemi serish ne podium.

Kuptohet qe nuk eshte e lehte per ta mbajtur gjalle kete ekip. Pavaresisht se Bashkia na ka mbeshtetur financiarisht, por duhet thene se çiklizmi eshte sport i kushtueshem dhe duhet nje mbeshtetje me e madhe. E kam fjalen per bazen materiale e cila deri tani eshte mbuluar me shpenzimet e mia personale.

Po ashtu nje tjeter shqetesim i madh per ekipin tone eshte se duke qene sport rruge, çiklistet duhen shoqeruar me makine. Ne kemi patur edhe aksidente dhe gjera te tjera dhe llogarite qe edhe te mos i shoqerosh fare sportistet. Por kemi hyre ne vitin e trete dhe per ekipin e çiklizmit nuk eshte akorduar asnje liter nafte.

Me e keqja eshte se perfaqesues te sportit ne Bashkine Shkoder jane shprehur se çfare i duhet nafta çiklizmit!!! Ky eshte nje absurditet dhe padyshim qe duhet pare sepse pa karburant, e ardhmja eshte shume e zymte”.

Te plote prononcimin e trajnerit te çiklizmit te Vllaznise Leonat Kola mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: