Vllaznia U19 i ka paraprire diten e djeshme fitores se Vllaznise se te rriturve ne fitoren ndaj Partizanit. Nje ndeshje me shume emocione e cila u fitua nga kuqeblute me rezultatin 3-2, fale nje goli te shenuar ne minuten e 95-te.

Trajneri i ekipit te te rinjve te Vllaznise, i mirenjohuri Vioresin Sinani, beson se ky sukses do te pasohet me nje tjeter nga kuqeblute pasditen e se shtunes ne “Air Albania” ndaj te kuqve.

“Une besoj se edhe Vllaznia e te rriturve do te fitoje te shtunen. Ajo ka bere lojera model, pavaresisht rezultateve jo te mira ndoshta ne javet e fundit, shoqeruar me disa barazime.

Vllaznia i ka dominuar bindshem ekipet. Prandaj, jam i bindur se kur ben loje, edhe rezultatet do te vijne. Nuk kane ku shkojne pa ardhe edhe rezultatet pozitive”- eshte shprehur golashenuesi me i mire ne historine e kesaj skuadre, por edhe i kampionatit shqiptar.

Ne fund Sinani e perserit serish: “Patjeter qe besoj tek fitorja. Vllaznia i ka dominuar edhe ekipet qe ka perpara ne klasifikim, keshtu qe edhe ndaj Partizanit jam i bindur se rezultati do te vije”./SHKODRA-SPORT.COM/