Fitorja e Vllaznisë ndaj Teutës ka patur një rëndësi të madhe si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë statistikor.

Marrja e tre pikëve në këtë përballje shumë të rëndësishme ka patur rëndësi sepse tashmë kuqeblutë kanë shkuar në kuotën e 21 pikëve.

Interesant është fakti se edhe një sezon më parë Vllaznia ka pasë sërish të njëjtën kuotë pikësh- 21.

Çka do të thotë se kuqeblutë tashmë kanë hyrë në rrugën e duhur të kthesës megjithatë ky numër pikësh ende nuk ka siguruar asgjë sa i takon arritjes së objektivit që kanë edhe këtë sezon.