Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë detyrën duke e fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës dhe duke hedhur hapin e parë drejt kalimit në finale. Përballë durrsakëve ajo ka fituar pa shumë vështirë me rezultatin 93-56. Me përjashtim të periodës së parë, në pjesën tjetër skuadra shkodrane dominoi në parketin e “Qazim Dervishit”. Teuta tenton në start të befasojë Vllazninë, por shpejt skuadra vendase merr komandën e lojës dhe udhëheq 41-27. Kjo e kthen në një rutinë pjesën e dytë, me Vllazninë që shkëputet dhe fiton me meritë, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje ndaj Teutës. Në këtë mënyrë, gjithçka sa i takon finaleve pritet të mbyllet ditën e shtunë duke fituar edhe në “Ramazan Njala” dhe pastaj të fillojë të mendojë për finalet ndaj Tiranës ku patjetër i duhet të ndryshojë mënyrë të luajturi sepse nëse luajnë si në Superkupë, kuptohet që titulli do të jetë “ëndërr e një nate pranvere”.

© shkodrasport.com