Vllaznia nuk po kalon një moment shumë të mirë në Superligë pasi nuk njeh fitore prej 3 javësh. Klubi kërkon që të bëj ndyshime në staf, duke lançuar njoftimin për një vend të ri pune, si video-analist ku aktualisht mbulohet nga ish lojtari kuqeblu, Ergi Borshi.

Më heret në pozicionin e video-analistit te shkodranët ishte, Xhoen Tugu i cili u largua për të vijuar studimet ne Barcelonë dhe si rrjedhojë vendi i tij u pasua nga Ergi Borshi. Tashmë stafi kërkon që të bëj ndryshime në këtë pozicion.

“Shkodra Sport” meson se arsyeja e njoftimit te shperndare sot nga klubi shkodran duket se ka te beje me nje kerkese te vete Borshit per te mos e vazhduar me kete detyre. Ai mesohet se pelqen me shume trajnimin ne fushe sesa detyren e video- analistit dhe per kete arsye, do te veshe serish tutat e trajnerit.

Me shume mundesi, Borshi do ta vazhdoje detyren aktuale derisa klubi te emeroje video- analistin e ri. Pozicion ky qe ka filluar te aplikohet edhe nga te gjithe ekipet e Superliges dhe jo vetem. Se kush do te jete pasuesi i tij, kjo mbetet per t’u pare.

Ne Shkoder aktualisht jane personazhe qe e kane kryer kursin e FSHF-se dhe kane diplomen e video- analistit, por klubi Vllaznia mund te angazhoje ne kete detyre edhe ish- futbolliste apo dhe persona te tjere qe e kane me shume deshire ushtrimin e nje profesioni te tille./SHKODRA-SPORT.COM/