Vllaznia në basketboll për femra ka arritur një tjetër fitore. Këtë herë ajo ka mundur Kamza Basket me rezultatin 80-68. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pasditen e sotme dhe është dominuar nga minuta e parë nga vajzat shkodrane. Ato i kanë fituar 10 minutat e para të ndeshjes me rezultatin 22-15 e kjo distancë është thelluar paksa edhe në 10 minutat e dyta që fitohen sërish nga Vllaznia 16-14. Me këtë ecuri loja ka vazhduar deri në fund teksa dy periodat e tjera kanë dhuruar rezultatet 26-23 dhe 16-16. në këtë mënyrë, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha ka arritur fitoren e dytë rradhazi, pas asaj të javës së kaluar me Elbasanin. Vllaznia – Kamza Basket 80-68
Periodat: 1) 22-15, 2) 16-14, 3) 26-23, 4) 16-16 Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, A. Dashja, Berrania, Ndou Tr: Rajmon Rasha U aktivizuan: (Basha, Zoga, Juka) Kamza Basket: R. Hoxhaj, Vata, Memija, Ismeti, Gerbi Tr: Teuta Langa U aktivizuan: (Ymeri, Naçollari, K. Hoxha, Matka, Halilaj, Sinani.

Gjergj KOLA