Vllaznia s’ndalet ne merkato. Pak minuta me pare ajo ka zyrtarizuar edhe firmen me mbrojtesin Eni Imami qe prej sot do te vishet kuqeblu dhe do te bashkohet ne stervitje me ekipin.

Po perpos tij, klubi shkodran ka zyrtarizuar edhe rinovimin e kontrates me portierin 20 vjeçar Kristi Qarri. Me te eshte rinovuar edhe per 5 sezone te tjera duke e konsideruar nje element me shume perspektive.

Ja njoftimi i klubit Vllaznia ne lidhje me keto firma:

“Mesditen e sotme Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me lojtarin Eni Imami i cili shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Njëkohësisht është nënshkruar një kontratë për 5 sezone sportive me portierin e talentuar Kristi Qarri i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për portën kuqeblu jo vetëm për të rriturit por edhe për ekipin U-21.

Një marrëveshje e tillë afatgjatë është pjesë e strategjisë së Klubit të Futbollit Vllaznia në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane”.