Vllaznia ne basketboll per te rinj ka marre fitoren e dyte rradhazi ne kampionat. Mesditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e thelle 87-38 ndaj ekipit durrsak Juvenilja.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte dominuar nga fillimi e deri ne fund nga basketbollistet shkodrane te drejtuar nga trajneri Roland Koka.

Ato e kane mbyllur perioden e pare ne shifrat 17-7, ndersa epersia ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne te dyten dhe dy ekipet kane shkuar ne pushim me rezultatin 40-19 ne favor te Vllaznia U18.

Ajo i ka dominuar edhe dy periodat e tjera dhe kesisoj ka arritur t’i thelloje edhe me teper shifrat, aq sa rezultati perfundimtar me 49 pike epersi, ndonese trajneri Koka ka aktivizuar te gjithe lojtaret qe ka patur te gatshem per kete ndeshje.

Nje kontribut ne kete fitore kane luajtur te gjithe basketbollistet duke filluar nga Dervishi, Kopliku, Mbiara, Taflaj, Bajama, Sylo, Guri, Gjeçaj, Gjekaj, Murrizaj, Hoxhaj e Pirani./SHKODRA-SPORT.COM/