Vushtrria e Samuel Nikajt vazhdon te mos ndalet ne rrugetimin e saj drejt Superliges se Kosoves. Sot ajo ka marre fitoren e rradhes duke mundur ne shtepi me rezultatin 2-1 ekipin e Flamurtarit te Prishtines (ekip qe trajneri shkodran e kishte ngjitur ne Superlige pak vite me pare).
Me suksesin e sotem trajneri shkodran siguron te 18-tin rezultat pozitiv ne po aq ndeshje te luajtura duke treguar edhe njehere tjeter se vazhdon te mbetet i pathyeshem.
Barazimet e shumta, plot 9, e kane penalizuar Vushtrrine dhe ne perfundim te fazes se dyte te kampionatit ajo eshte e pozicionuar ne vendin e dyte me 36 pike, nje me pak se Ferizaj i vendit te pare.
Por nderkohe ndeshja e sotme ndaj Flamurtarit, mesohet te kete qene e 50-ta e Samuel Nikajt ne drejtimin e ekipit te Vushtrrise sepse e ka drejtuar edhe tre sezone me pare duke e ngjitur ne Superlige.
Pikerisht per kete ndeshje jubilare, trajneri shkodran ka bere nje dedikim te veçante kur shkruan: “Sot ndeshja e 50 zyrtare si tranjer i Vushtrrise.
Gjej rastin te falenderoj te gjithe bashkepuntoret e mi , si dhe c do lojtar qe ka kontribuar sadopak ne keto 50 sfida, ne veçanti kapitenin Labinot Osmani tek i cili shof njeriun , dhe sportistin perfekt”.