Dje në Tiranë, pikërisht në sallën sportive “Fahrije Hoti” është zhvilluar kampionati kombëtar në sportin e taekondosë.Në këtë kampionat kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit dhe ndër to edhe Vllaznia e cila është përfaqësuar me 16 sportistë, të drejtuar nga trajneri Elion Puka. Ky ekip ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe për rrjedhojë në fund të kampionatit, në bazë të pikëve të grumbulluara, është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2015. Sportistët e tij kanë arritur të marrin plot 12 medalje dhe ky është një sukses më vete. Më poshtë po ju japim pikërisht sportistët që kanë hyrë në zonën e medaljeve.

Rezultatet jane si me poshte:
4 vende te para (medalje ari),
2 vende te 2-ta (medalje argjendi)
6 vende te 3-ta (medalje bronzi).
Kategoria Junior (14-17 vjeç).
Dea Terbuni – 59 kg vend i pare.
Armando Doçaj -55 kg vend i 3-te.
Vojsllav Petroviç -63 kg vend i 3-te.
Sead Nikshiqi -63 kg vend i 3-te.
Kategoria Senior (te rritur).
Gezim Ferhati +87 vend i pare.
Sebastian Smakaj -80 kg vend i pare.
Eraldo Jacaj -74 kg vend i pare.
Ilda Zeneli -62 kg vend i 2-te.
Albert Fusha -68 kg vend i 2-te.
Nikolin Perzefi -63 kg vend i 3-te.
Neritan Xhabija -68 vend i 3-te.
Ditmir Vodinaj -74 vend i 3-te.
Vlen te theksohet qe ekipi i Vllaznisë shpallet kësisoj per te paren here kampion i Shqiperisë mbasi kishte fituar më parë 2 kupa të Republikës ne vitet 2013 dhe 2014.
Sipas trajnerit Puka “suksesi i arritur ka ardhur fale perkushtimit, mundit dhe djerses qe kane derdhur per te arritur sa ma nalt. Eshte kenaqesi edhe per mua personalisht sepse mundi nuk me shkoi dëm”.

Gjergj KOLA