Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEJuban Danja barazim 1-1 në miqësoren e sotme me Trepça '89

Juban Danja barazim 1-1 në miqësoren e sotme me Trepça ’89

Mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës është zhvilluar ndeshja miqësore në futbollin e femrave në mes ekipeve Juban Danja dhe Trepça ’89 e Mitrovicës së Kosovës. Ka qenë një ndeshje e bukur dhe në fund të saj është fiksuar rezultati i barabartë 1-1. Golin e vetëm për ekipin shkodran në këtë ndeshje e ka shënuar kapitenia Advije Veliu.Në fakt, kjo nuk ka qenë ndeshja e parë në mes këtyre dy ekipeve. Ato janë ndeshur edhe para fillimit të kampionatit kombëtar, këtë herë në Mitrovicë dhe vendaset patën fituar 3-1. Sot ndërkohë 1-1, çka tregon se niveli i Juban Danjës ka ardhur duke u rritur, falë edhe përforcimeve që ka bërë në merkato. Ky ekip ndodhet në vend të dytë aktualisht në kampionatin shqiptar, me dy pikë më pak se Ada që kryeson renditjen. Miqësorja e sotme me ekipin e Trepçes tregon për bashkëpunimin e mirë që ekziston në mes dy ekipeve dhe kjo gjë pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen me të tjera ndeshje miqësore.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments