HomeVOLEJBOLLVllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

Vllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, ai i meshkujve dhe i femrave, i kanë mbyllur me humbje ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatet respektive. Femrat kanë luajtur në Tiranë ndaj Partizanit. Këto dy skuadra, bashkë me Studentin dhe Minatorin, marrin pjesë në Volej Liga. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të dobët sot teksa është mundur me rezultatin 0-3. Setet e kësaj ndeshje kanë qenë 25-17, 25-17 dhe 25-14 për Partizanin. Në këtë mënyrë, ky ekip e ka nisur serinë e ndeshjeve të këtij turi me humbje. Po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe ekipi i meshkujve.

Ai ka luajtur sot në Durrës ndaj Teutës vendase që kryeson kampionatin. Djemtë e trajnerit Artan Kalaja nuk kanë mundur të rezistojnë dot por janë mundur me rezultatin 0-3. Setet kanë dhuruar këtë pikaverazh: 25-17, 25-18 dhe 25-18 për vendasit.Kjo javë kësisoj nuk ka qenë e mbarë për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia por të shpresojmë se gjërat do jenë ndryshe javën e ardhshme për ta.
www.shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments