HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi harron si fitohet në kampionat, PARTIZANI mposht kurbinasit dhe sheh nga...

Laçi harron si fitohet në kampionat, PARTIZANI mposht kurbinasit dhe sheh nga Europa

Partizani rikthehet te fitorja në kampionat pas 3 rezultatesh negative radhazi. Të kuqtë e drejtuar nga Mehmeti mposhtën 2-1 Laçin në “Elbasan Arena” dhe tani hedhin sytë nga Europa pasi diferenca me Kukësin është vetëm 6 pikë.

Ndeshja nisi mirë për Partizanin që gjeti golin e parë që në minutën e 10-të me Bitrin dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e të kuqve.

Në pjesën e dytë, Laçi barazon me Adeleke pas dy minutash në fushë. Partizani nuk dorëzohet dhe Skuka fiton penallti në minutën e 59-të dhe e kthen po vetë në gol.

Me këtë gol të shënuar, Partizani e ruan deri në fund avantazhin dhe merr 3 pikë të rëndësishme pas 3 ndeshjesh radhazi.

Nga krahu tjetër, Laçi ka harruar si fitohet në kampionat dhe vazhdon me krizën e rezultateve. Me këtë fitore, Partizani mban vendin e 5-të me 38 pikë, ndërsa Laçin mban vendin e 2-të me 46 pikë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments