HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇudi shqiptare/Ish-futbollisti i Vllaznisë mëngjesin e sotëm u federua te Apolonia, pasdite...

Çudi shqiptare/Ish-futbollisti i Vllaznisë mëngjesin e sotëm u federua te Apolonia, pasdite luan miqësore me Flamurtarin

Çudira shqiptare, ose pavendosshmëri lojtarësh që ka raste kur nuk sillen si profesionistë.

Andi Ribaj kishte gjetur akordin me Apoloninë, madje burime pranë FSHF-së dhe sektorit të garave bëjnë me dije se ishte në listën e federimit që drejtuesit fierakë kanë paraqitur në FSHF dje, madje dhe në kartonin e federimit të ekipit fierak.

Por, pasdite Andi Ribaj është parë me skuadrën e Flmaaurtarit, madje duke luajtur edhe në miqësoren që kuqezinjtë e Ilir Dajës zhvilluan ndaj Butrintit në qytetin e Vlorës.

Ribaj ka kërkuar me mirëkuptim në klubin e Apolonisë që ta lënë të lirë duke qenë se bëhët fjalë për një skuadër elitare.

Ribaj, do të jetë pjesë e Flamurtarit në Superiore. Andi Ribaj ishte pjesë e Vllaznisë sezonin e shkuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments