Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIGjithçka e kryer/ Bufon kthehet në shtëpi, nesër vizitat mjekësore

Gjithçka e kryer/ Bufon kthehet në shtëpi, nesër vizitat mjekësore

Xhanluixhi Bufon është kthyer në Torino pas një sezoni larg Juventusit. Portieri provoi një aventurë në Francë me PSG, por mesa duket aventura nuk shkoi sipas pritshmërive dhe 41-vjeçari do të kthehet për t’i vënë kapak karrierës së lavdishme te klubi i zemrës. Sipas ‘Sky’ dita e nesërme do të jetë e dedikuar për vizitat mjekësore, ndërsa Bufon ka pranuar të jetë portieri i dytë.

Gardiani do të jetë zëvendësi i Sheznit, teksa në marrëveshje është parashikuar të luajë një numër të caktuar ndeshjesh në kampionat dhe Champions League. Kështu, gardiani do të ketë mundësinë të thyejë rekordin e Maldinit, i cili për momentin është lojtari me më së shumti prezenca në Serinë A.

Bufon do t’i duhen edhe 8 paraqitje për të kaluar legjendën e Milanit, ndërkohë që në Ligën e Kampionëve do të mund të aktivizohet në dy ndeshje në fazën e grupeve, në fazën tjetër atë me eliminim direkt, Shezni do të jetë i padiskutueshëm.

Në këtë mënyrë, Bufon edhe do të përgatitet për rolin drejtues që do të marrë në klubin bardhezi, pasi të përfundojë edhe vitin e fundit të karrierës me dorezat në duar./VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments