Të shtunën Vllaznia B arriti të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Besëlidhjes për kampionat dhe një nga golat e shënuar për kuqeblutë mban firmën e Erald Çinarit, futbollistit të ekipit të parë shkodran.

Ai ka qenë në fushë bashkë me Ardit Krymin dhe kanë dhënë kontributin e tyre në këtë fitore.

Por lezhjanëve nuk u ka pëlqyer kjo gjë dhe mësohet se pas ndeshjes mësohet ta kenë reklamuar aktivizimin e këtyre dy futbollistëve duke e konsideruar të parregullt.

Për këtë arsye, me shumë mundësi do të jetë Komisioni i Disiplinës së FSHF-së që do të marrë në shqyrtim një ankesë të tillë.

Por në klubin shkodran janë të qetë për këtë gjë. Ata përveçse i janë referuar rregullores, kanë pyetur për saktësi edhe në FSHF përpara ndeshjes për këtë gjë dhe pasi kanë marrë konfirmimin, i kanë aktivizuar.

Siç dihet, Krymi e Çinari kanë qenë të dënuar me kartona për ekipin e parë të Vllaznisë dhe nuk kanë mundur të luajnë në Lushnjë por rregullorja ua lejon aktivizimin në një kampionat tjetër, që është ai i kategorisë së parë.

Më poshtë keni edhe nenin e rregullores që e sqaron këtë gjë: