Armando Vajushi nuk është më në planet e Petrolul, me skuadrën e ligës së parë rumune që ka lënë të lirë shkodranin, edhe pse kontrata mes tyre skadonte verën e 2022.

Tanimë lojtari është në kërkim të një skuadre, me mediet në Rumani që bëjnë me dije se janë dy klube që kërkojnë shërbimet e tij.

Universitae Cluj është skuadra e parë që do Vajushin në janar, teksa ky ekip qëndron në vendin e tretë me nëntë pikë pas Petrolul në renditje. Gjithashtu edhe FC Arges Pitesti po vëzhgon situatën e Vajushit, për një afrim me kosto zero.

Për shkak të pagave të larta, Petrolul e kishte të pamundur të mbante tre futbollistë, një mes të cilëve edhe Vajushi, që nuk është larguar nga Rumania dhe po zhvillon stërvitje individuale në pritje të ekipit të ri./newsport/