Vllaznia në basketboll për meshkuj ka zhvilluar një ndeshje të mirë, nuk ka arritur të fitojë dot ndaj Tiranës në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Në fund të takimit është fiksuar rezultati 96 me 94 në favor të kampionëve në fuqi të vendit por ata nuk e kanë patur të lehtë për të triumfuar.

Koha e rregullt e ndeshjes është mbyllur në barazim 85 me 85 dhe për këtë arsye, u desh të luhen 5 minuta shtesë për të përcaktuar fituesin.

Gjatë tyre, bardheblutë u treguan më të kujdesshëm dhe fituan.

Sakaq, kampionati mbyllet këtu për Vllazninë e cila çuditërisht e sheh veten pas shumë e shumë vitesh jashtë zonës së plej- ofit.

Për trajnerin Bledar Gjeçaj, arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta.

Një mbyllje e tillë e kampionatit për basketbollistët shkodranë padyshim që ka nevojë për një analizë të thellë të këtij ekipi, për të diskutuar atë çfarë ka ndodhur dhe për të ndryshuar disa gjëra për sezonin e ardhshëm.
www.shkodrasport.com