I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba në televizionin “News 24”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli për triumfin 2-3 të Zvicrës ndaj Serbisë, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Serbia e kishte menduar si tjetër ndeshje. Zvicra pasi shënoi golin e 3-të, përfundoi gjithçka. E dinim që kjo ndeshje mund të kishte tension.

Xhaka u tregua profesionist, nuk ra në provokimet e tyre. Gjërat mbyllen o në fushë o në dhomat e zhveshjes. Futbolli e ka adrenalinën e lartë. Xhaka bëri mirë që nuk reagoi, Xhaka reagoi me rezultatin.

Nuk më erdhën në atë moment kujtimet e Beogradit. Nuk është e bukur për ta kujtuar. Ajo që ndodhi në fushë ishte diçka shumë e tmerrshme, nuk është mirë të ndodhte në futboll. Mund të shkonte në tragjedi. Futbollistët nuk kanë probleme me njëra-tjetrin.

Zvicra pritej në vendin e dytë. Bëjnë mirë në Botëror. Me shqiptarët që kanë futen shpesh dhe lënë gjurmë. Me Portugalinë do të jetë ndeshje e barabartë. Zvicra ka probleme në fazën mbrojtëse. I pësoi 2 gola për gabime individuale. Luan shumë në sulm”, u shpreh Bushi.