Nga studiot e Sky Sports, Jamie Carragher ka komentuar ecurinë e Manchester City-t dhe tituyllin etretë radhazi të fituar në Premier League nga skuadra e Guardiola-s pas humbjes së Arsenal-it ndaj Nottingham-it.

Sipas ish-mbrojtësit, Qytetarët kanë një mundësi të madhe për të realizuar Triplete-n e famshme duke parë se janë në finale të Champions League dhe të Kupës së Anglisë.

“Nëse do ta realizojnë Triplete-n? Unë besoj se po. Janë favoritët e mëdhenj kundër Inter-it dhe kundër Manchester United. Standardi është ngritur shumë me Guardiola-n, nuk besoj se me një trajner tjetër do të kishin arritur në këto nivele. Për mua ai bën diferencën”, ka thënë Carragher.

“Nuk besoj se klubet e tjerë kanë edhe bindjen më të vogël se mund ta mposhtin City-n. Për momentin janë në një nivel tjetër”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i Liverpool-it./telesport/