Fatjon Kuçi, një nga kampionët e ardhshëm të basketbollit shkodran

Suksesi i Vllaznisë në basketboll për të rinj që u shpall kampion i Shqipërisë për këtë sezon, padyshim që ka patur brenda kontributin e disa prej lojtarëve më kyç të saj. Një ndër to është edhe Fatjon Kuçi. Sidomos në ndeshjet e fundit të kampionatit, ai ka qenë një ndër më përcaktuesit në këtë sukses.Në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" megjithatë ai ndjehet modest duke thënë se meritë ka i gjithë ekipi. "Ndeshjet gjysmëfinale dhe ato finale, kanë qenë të dominuara nga ne dhe mendoj se nuk ka asnjë mendim ndryshe përveç atij që Vllaznia e meritoi këtë titull kampion. Ky ekip ka disa elementë të mirë me të cilën besoj se basketbolli shkodran mund të ecë përpara"- është shprehur Kuçi.
Edison Rrashketa: Titulli kampion i të rinjve, meritë e të gjithë skuadrës

Ka patur fatin që të marrë ai i pari kupën e ekipit kampion të këtij sezoni në basketboll për të rinj. Edison Rrashketa mban shiritin e kapitenit të Vllaznisë dhe pas finales së fituar me Tiranën është zhvilluar edhe ceremonia e kurorëzimit të ekipit kampion ku padyshim që ai ka përjetuar emocione të mëdha. I ndjen edhe sot kur duke folur në lidhje me këtë sezon të fundit, për gazetën "SHKODRA SPORT" shprehet: "Ka qenë një sezon i shkëlqyer i mbyllur në mënyrën më të shkëlqyer. Kjo falë punës së të gjithë djemve, i stafit tekni, i mbështetjes së zjarrtë të tifozëve tanë sidomos në ndeshjen gjysmëfinale dhe atë finale".
Roland Koka, 6 tituj kampionë për 11 sezone me Vllazninë

Të hënën që shkoi ka fituar titullin e gjashtë kampion me ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë. Roland Koka është "arkitekti" i të gjithë këtyre sukseseve dhe mbi të gjitha, i nxjerrjes së shumë sportistëve të talentuar të dalë nga duart e tij. E ka nisur punën me këtë ekip në sezonin 2005-2006 dhe brenda pak muajsh fillon të hedhë bazat e punës së tij të suksesshme. Atë sezon me Vllazninë e drejtuar prej tij, zë vendin e dytë në kampionat. Një vit më vonë shpallet për herë të pare kampion, në fund të sezonit 2006-07, ritual që do ta përsëriste edhe në sezonet 2007-08, 2009-10, 2012-13, 2013-14 dhe së fundi, më 2016- 17. Titull ky që plotëson "gjashtëshen" e tij të trofeve si trajner.Kuptohet për titujt kampionë e kemi fjalën sepse Koka ka fituar edhe dy trofe të tjerë.
BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE FITUESE TË KUPËS SË SHQIPËRISË (MESHKUJ)
Ditmiri dhe Edisoni, dy Rrashketa, dy kapitenë, dy kampionë
BASKETBOLL: LIBRI I ARTË I SKUADRAVE FITUESE TË KUPËS SË SHQIPËRISË (FEMRA)
Basketbollistët e rinj të Vllaznisë shpallen kampionë të vendit
Atë që nuk e bënë basketbollistët e rritur, të cilët u mundën në finale nga Tirana duke humbur titullin kampion, e bënë basketbollistët e rinjë, të cilët munden në finale mesditen e së hënës ekipin e Tiranës me rezultatin 96 me 70. Një sukses ky i merituar i basketbollistëve të rinjë që nën drejtimin e trajnerit pasionant, ish basketbollistit të njohur shkodran, Roland Koka u shpallën kampion të Shqipërisë për sezonin sportiv 2016-2017, titull ky që është i gjashti që fitohet nga ana e trajnerit Koka. Vllaznia lëshon titullin. Tirana është kampionia e këtij sezoni
Basketbollistët e Vllaznisë nuk kanë arritur të fitojnë titullin e katërt rradhazi kampion. Përballë Tiranës shumë të fuqishme këtë sezon, ata nuk ia kanë dalë të triumfojnë ndaj saj. Edhe në finalen e sotme që ishte e treta në mes tyre, sërish kanë triumfuar bardheblutë me rezultatin 87-80.Perioda e parë është nën komandën e Tiranës, që luan shpejt dhe shkëputet vazhdimisht, mbështetur edhe nga tifozët e shumtë që kanë mbushur “Asllan Rusi”. Play off-i i të rinjve të dielën në Shkodër. Vllaznia synon titullin
U mendua të zhvillohej në Kamëz apo dhe në Tiranë por në fund, Federata Shqiptare e Basketbollit ka marrë vendimin që ndeshjet e turit final të kampionatit të të rinjve të zhvillohen në Shkodër. Për këtë arsye, ditën e dielë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale ndërsa të hënën do të zhvillohet finalja e shumëpritur.Katër skuadrat që kanë fituar të drejtën për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt titullit kampion janë Vllaznia, Tirana, Superior Klima dhe Kamza Basket. Sipas shortit të paracaktuar, çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale dhe orari i zhvillimit të tyre do të jetë si më poshtë: 
















