Vllaznia humb edhe finalen e dytë. Vendos një kosh në fund

0
Vllaznia nuk arrin ta fitoje as finalen e dyte ndaj Tiranes ndonese ka qene shume prane saj. Një gjuajtje e saktë për tri pikë...

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë. Gjeçaj sportisti më i mirët

0

Ekipi i Vllaznisë në atletikë për të rritur, ka arritur të fitojë një tjetër trofe. Atë të Kupës së Shqipërisë për vitin 2017. Në garat e zhvilluara ditën e sotme në Elbasan, atletët shkodranë kanë dominuar mbi të tjerët dhe në fund duke grumbulluar 152 pikë kanë zënë vendin e parë. Ata kanë lënë në vendin e dytë ekipin e Tiranës që grumbulloi 113 pikë dhe në të tretin Teutën me 96 pikë. Për t'u përmendur është edhe fakti se Vllaznia nuk ka patur përbërjë të plotë në këto gara teksa ndër të tjera i ka munguar edhe Kampioni i Europës Izmir Smajlaj.

Vllaznia zhgënjen në finalen e parë. Mundet 71-98 nga Tirana

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë zhgënjyer me paraqitjen e bërë në finalen e parë të kampionatit, atë të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit ndaj Tiranës. Ata kanë humbur me rezultatin e thellë 71 me 98 duke mos treguar asgjë të mirë në paraqitjen e tyre. Që në minutat e para të ndeshjes, kuqeblutë e trajnerit Sharin, janë inferiorë ndaj bardhebluve që e fitojnë periodën e parë me shifrat 27 me 18. Pritej një reagim i shkodranë në të dytën por kjo nuk ndodh. Basketbollistët amerikanë që janë pjesë e Vllaznisë nuk bëjnë asgjë për të mbajtur skuadrën e tyre në lojë dhe po ashtu dhe pjesa tjetër e ekipit, bën një lojë me shumë gabime.

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë kualifikohen për në gjysmëfinale

0

Basketbollistët e rinj të Vllaznisë kanë arritur të fitojnë me një rezultat të thellë ndaj Elbasanit në ndeshjen çerekfinale të kampionatit, atë të luajtur mesditën e së dielës në "Qazim Dervishi". Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 75 me 26 dhe pikërisht kjo diferencë tregon më së miri edhe dominimin e tyre në parket. Megjithatë trajneri Roland Koka nuk e konsideron një fitore krejt të lehtë atë, në një prononcim për gazetën "Shkodra Sport" do të shprehej: "Fitorja nuk ka qenë aq e lehtë. Nuk e nisëm mirë ndeshjen megjithatë me kalimin e minutave, çdo gjë foli në favorin tonë dhe ia dolëm me sukses të fitojmë dhe të kualifikohemi për në katërshen e ekipeve më të mira që do të vazhdojnë rrugën drejt fitimit të titullit kampion".

Vllaznia fiton edhe në Durrës. Në finale ndaj Tiranës

0

Basketbollistët e Vllaznisë janë kualifikuar për në finale të kampionatit. Ashtu siç pritej, gjithçka është mbyllur në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, atë të luajtur pasditen e sotme në "Ramazan Njala" të Durrësit. Objektivi është arritur megjithatë kuqeblutë e trajnerit Sarin nuk është se kanë zhvilluar ndonjë ndeshje perfekte. Atyre i ka mjaftuar perioda e katërt për të mundur Teutën, ndeshje që kishte rivalitet në shumicën e kohës.

Vllaznia kalon lehtësisht Teutën në gjysmëfinalen e parë

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë detyrën duke e fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Teutës dhe duke hedhur hapin e parë drejt kalimit në finale. Përballë durrsakëve ajo ka fituar pa shumë vështirë me rezultatin 93-56. Me përjashtim të periodës së parë, në pjesën tjetër skuadra shkodrane dominoi në parketin e "Qazim Dervishit". Teuta tenton në start të befasojë Vllazninë, por shpejt skuadra vendase merr komandën e lojës dhe udhëheq 41-27.

Superkupa, Vllaznia zhgënjen ndaj Tiranës që e mund me 26 pikë

0

Ka zhgënjyer Vllaznia në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë, atë ndaj Tiranës, shkodranët kanë bërë një paraqitje për t'u harruar dhe në fund kanë humbur me 26 pikë diferencë duke e lënë këtë trofe në duart e bardhebluve. Takimi është luajtur sërish në "Asllan Rusi" të kryeqytetit por këtë herë pa praninë e tifozëve. Kuptohet që pritej të ishte një sfidë shumë e luftuar nga të dy ekipet por në fakt nuk ka ndodhur kështu.

Reagon Vllaznia: Dhuna e tifozëve bardheblu ishte e paprecedentë

0

Ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës, nuk është zhvilluar. Dhuna e ushtruar fillimisht jashtë pallatit të sportit "Asllan Rusi" nga tifozët bardheblu në dëm të shkodranëve, ka vazhduar me zbritjen e tyre edhe në parketin e fushës dhe për rrjedhojë, drejtuesit e Vllaznisë kanë futur ekipin në dhomat e zhveshjes dhe duke parë që në pallatin e sportit nuk kishin sigurinë e duhur, kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më ndeshjen.

Dhunë në “Asllan Rusi”. Tifozët e Tiranës sulmojnë ata të Vllaznisë

0

Sherri vazhdon. Tifozët e Tiranës mësohet të kenë sulmuar pak minuta më parë, një grup tifozësh të Vllaznisë që kishin udhëtuar nga Shkodra drejt kryeqytetit për të mbështetur ekipin e basketbollit në ndeshjen finale të Superkupës. Është rikthyer dhuna në sportin shqiptar. Kësaj here jo brenda apo jashtë stadiumit, por në një pallat sporti, ku pritej të luhej një ndeshje finale basketbolli. Kaos, dhunë dhe tifozë të përgjakur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në basketboll për meshkuj, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, është ndërprerë dhe përfundimisht dhe nuk dihet se kur do të luhet, të paktën për momentin. Kjo si pasojë e përleshjes së tifozërive, ku tifozët bardheblu kanë sulmuar ata miq të ardhur nga Shkodra.

Gjeçaj: E duam trofeun e Superkupës. Një plus para titullit

0

Pasditen e së enjtes, në Tiranë do të zhvillohet finalja e Superkupës në basketboll për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës. Natyrisht që është një ndeshje e cila pritet me interes në kampin shkodran dhe kuptohet që objektivi do të jetë fitorja e këtij trofeu. Njëri nga pjestarët e stafit teknik të kuqebluve, trajneri Bledar Gjeçaj në një prononcim për "SHKODRA SPORT" shprehet se Vllaznia ka treguar edhe më përpara se mund të fitojë ndaj këtij kundërshtari dhe këtë gjë, do të tentojë ta bëjë edhe në këtë finale. "Normalisht që ne jemi gati për këtë ndeshje të Superkupës.