Vllaznia mund lehtësisht Flamurtarin. Mbyllet 80-55

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer sërish tek fitorja teksa pasditen e së shtunës ka fituar me rezultatin 80 me 55 ndaj Flamurtarit. Një ndeshje aspak e vështirë për shkodranët dhe prandaj trajneri Gjeçaj ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion. Perioda e parë në fakt nuk ka nisur mirë dhe kanë qenë vlonjatët që e kanë fituar 16 me 15. Në të dytën diçka ndryshon dhe Vllaznia e fiton atë 25 me 18 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me 6 pikë avantazh. Kaq ka mjaftuar që në dy periodat e tjera, epërsia të vinte duke u thelluar.

Vllaznia rikthen basketbollistin malazez Nikolla Gjokoviç

0

Lajme të mira për basketbollin shkodran. Një nga basketbollistët më të spikatur të Vllaznisë në tre sezonet e fundit, malazezi Nikolla Gjokoviç rikthehet sërish në rradhët e saj. Lajmi është konfirmuar për shkodrasport.al nga inspektori i lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori i cili ka qenë njeriu i cili ka negociuar këto kohët e fundit me këtë basketbollist dhe sot ka arritur ta bindë që të rivishet kuqeblu. "Mund të konfirmoj faktin se basketbollisti Nikolla Gjokoviç do të luajë sërish për Vllazninë. Kam biseduar gjatë me të duke e bindur se ana financiare nuk është më ajo e mëparshmja për ne ngaqë kemi patur probleme këto kohët e fundit megjithatë falë mbështetjes së presidentit Sokol Dibra, ia dolëm që ta bindim këtë lojtar të jetë sërish pjesë e jona.

Vllaznia e femrave probleme me orarin e stërvitjes

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë nuk është duke bërë një paraqitje të mirë në kampionat e kjo natyrisht që ka disa arsye. Ajo më kryesorja është mungesa e përgatitjes fizike por edhe e lidhjes së lojës të basketbollisteve të tij. Duket diçka e pakuptimtë për një ekip që ka katër javë që e ka nisur kampionatin por kur bisedon me pjestarët e tij, mëson më shumë. Në stërvitjen e pasdites të djeshme të këtij ekipi të pranishmekanë qenë vetëm pesë vajza, ndër të cilat vetëm dy janë titullare të formacionit bazë. Arsyen e kësaj mungese e shpjegon trajneri Rajmond Rasha në prononcimin e tij kur ka thënë:

Trajneri Gjeçaj: Vllaznia do të kërkojë fitoren edhe ndaj Tiranës

0

Java e katërt e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar sfidën Tirana- Vllaznia. Dy pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion do të ndeshen kësisoj për të parën herë në këtë sezon për të matur forcat me njëra- tjetrën. Takimi që do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" pritet me interes nga të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Natyrisht që me interes pritet edhe në kampin shkodran. Vllaznia me meritë kryeson për momentin renditjen e kampionatit me tre fitore të arritura në po kaq ndeshje të luajtura. Një fitore nesër ndaj bardhebluve do të bënte që ajo të siguronte thuajse përfundimisht vendin e parë në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Duke folur për shkodrasport.com, trajneri Bledar Gjeçaj shprehet se pavarësisht disa dëmtimeve që ka në skuadër, ajo do të kërkojë fitoren edhe në këtë përballje.

Ndoja: Vllaznia edhe pa të huaj do të kërkojë titullin kampion

0

Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. Jo vetëm se ka shënuar më shumë pikë nga të gjithë- plot 25, por edhe se ka bërë gjithçka mirë. E kemi fjalën për Gjon Ndojën, një nga pikat më të forta të Vllaznisë. Duke folur për shkodrasport.com në lidhje me paraqitjen e tij të fundit, ai do të shprehej:

Vllaznia mund edhe Teutën, tre ndeshje- tre fitore për të

0

Basketbollistët e Vllaznisë arrijnë një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj Teutës së Durrësit me rezultatin 78 me 71. Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është karakterizuar nga një dominim I vendasve. Në fakt, vetëm perioda e parë është mbyllur me fitoren e durrsakëve që duke përfituar nga një nisje jo e mirë e Vllaznisë, kanë arritur ta mbyllin atë në favorin e tyre me shifrat 23 me 21.

Vllaznia mund edhe Partizanin. E vetme në krye të renditjes

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë të kampionatit, atë të ndaj Partizanit të luajtur pasditen e djeshme në Tiranë. Në fund të takimit është fiksuar rezultati 70 me 59. Basketbollistët shkodranë e kanë udhëhequr ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren.

Luan Shatku, basketbollisti i talentuar i Vllaznisë

0

Luan Shaktu është një nga emrat e shquar të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar. Një sportist që ka dhënë shumë për klubin Vllaznia duke e ndihmuar atë të fitonte shumë trofe gjatë karrierës së tij. Pa I mbushur ende  17 vjeç, ai me kurajo e vullnet I drejtohet fushës së basketbollit me pikësynimin për t’u bërë një basketbollist I shquar. Për këtë, në mjedisin e ngrohtë me të cilin ai u rrethua, punoi me pasion e këmbëngulje pa njohur orar stërvitje duke sakrifikuar mjaft nga koha e tij e lirë. Po në të njëjtën kohë Luani ishte edhe një student po me atë vullnet e pasion në vitin e parë të hapjes së Insitutit Pedogogjik 2 vjeçar në Shkodër. Të dhënat e tij fizike e ndihmuan shpejt të afirmohet si basketbollist (ndonëse luan pa dallim e cilësi edhe në volejboll), duke spikatur dinamizmi e sedra e madhe sportive, duke I mbrojtur me dinjitet ngjyrat e shoqërisë lokale “Puna” e “Studenti”, të Vllaznisë së viteve ’50-’60 dhe të Partizanit kampion më 1964.

Vllaznia nesër do edhe fitoren e dytë. Këtë herë ndaj Partizanit

0

Pas nisjes me fitore të kampionatit në javën e parë, ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në takimin e dytë, atë që do të luajë pasditen e së premtes në Tiranë ndaj Partizanit. Takimi do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe kuptohet që objektivi është I qartë për ta fituar atë.

Vllaznia e meshkujve e nis me fitore. Mund Kamza Basket 70-60

0

Basketbollistët e Vllaznisë e kanë nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë të tij, ata kanë mundur me rezultatin 70 me 60 ekipin rival të Kamza Basket. Ndonëse u mendua se ky sezon do shfaqte probleme për ekipin shkodran ngaqë në rradhët e tij nuk do kishte asnjë basketbollist të huaj, megjithatë sfida e parë tregoi tjetër gjë. Vllaznia vetëm në periodën e parë hasi pak probleme ndaj kundërshtarit ndërsa në tre të tjerat ka ardhur duke e rritur lojën e saj dhe në fund ka fituar me 10 pikë diferencë. Pikëshënuesit më të mirë në këtë ndeshje për ekipin shkodran kanë qenë Bekteshi me 15 pikë, Berdica me 13 pikë dhe Faslija me 12 pikë.