Vllaznia për meshkuj rikthehet tek fitorja. Fiton në Durrës ndaj Teutës

0

Pas dy humbjesh rradhazi për kupë ndaj Tiranës dhe në kampionat ndaj Kamzës, ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj rikthehet tek fitorja. Ajo ka fituar pasditen e sotme ndaj ekipit të Teutës brenda në Durrës me rezultatin 64-48. 16 pikt e diferencës me durrsakët tregojnë më së miri se djemtë e Gjeçajt nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë takim. Një fitore me shumë vlera për kuqeblutë të cilët po përpiqen të kalojnë momentin e vështirë që po kalonin.

VLLAZNIA DËSHTON SËRISH. E MUND EDHE KAMZA BASKET

0

Nuk ka qetësi për basketbollistët e Vllaznisë. Pas humbjes në gjyëmëfinalen e kupës ndaj Tiranës Brenda në Shkodër, historia është përsëritur edhe pasditen e djeshme në ndeshjen e kampionatit ndaj Kamza Basket. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 69 me 51 duke marrë vendin e parë në renditje. Skuadra shkodrane I ka bërë një nisje shumë të keqe ndeshjes duke shënuar vetëm 4 pikë në periodën e parë përballë 22 të miqve.

Gjeçaj: Vllaznia e pësoi në kupë nga vetëkënaqësia

0

Askush në Shkodër nuk e kishte menduar një dështim të tillë, madje as vetë protagonistët e këtij dështimi, trajneri Gjeçaj dhe basketbollistët e tij. Mes shumë përpjekjesh por edhe shpenzimesh, është marrë përsipër zhvillimi i ndeshjeve të turit final të Kupës së Shqipërisë në qytetin e tyre, natyrisht duke menduar që këto dy ditë të ktheheshin në një festë të vërtetë. Por nuk ka ndodhur kështu.

Vllaznia mundet nga Kamza Basket 70-77 dhe lëshon vendin e parë

0

Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për meshkuj ka nisur sot në mbrëmje me dy ndeshje të Superligës luajtur në kryeqytet. Dhe nuk kanë munguar surprizat, ku skuadra kampione e Shqipërisë, Vllaznia, është mundur 77-70 nga Kamza Basket, në një ndeshje emocionuese dhe me shumë rivalitet. Kjo është humbja e dytë e shkodranëve, sërish jashtë fushës së tyre, ku duken të brishtë edhe pse sot patën në dispozicion edhe malazezin Gjokovic, i rikthyer në Shkodër 10 ditë më parë. Ndërsa Kamza, me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes, aty ku udhëheq e vetme, ndërkohë që nesër luan edhe rivalja e tretë për titull, Tirana.

Gjokoviç: U riktheva tek Vllaznia për t’u shpallur sërish kampion

0

Mbërritja e tij të shtunën në Shkodër dhe firma e hedhur në tavolinën e punës të presidentit Sokol Dibra, ka entuziasmuar të gjithë dashamirësit dhe pasionantët e basketbollit në Shkodër. Kjo ngaqë ia dinë vlerat Nikolla Gjokoviç. Malazezi 26 vjeçar ka lënë një shije të mirë tek ata për periudhën që ka veshur fanellën e ekipit shkodran dhe për këtë arsye, rikthimi i tij konsiderohet si shumë pozitiv në përpjekjet e Vllaznisë për t'u shpallur sërish kampione. Edhe vetë Gjokoviç në një prononcim për gazetën, thotë se pikërisht për këtë arsye ka ardhur në Shkodër.

Vllaznia mund lehtësisht Flamurtarin. Mbyllet 80-55

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer sërish tek fitorja teksa pasditen e së shtunës ka fituar me rezultatin 80 me 55 ndaj Flamurtarit. Një ndeshje aspak e vështirë për shkodranët dhe prandaj trajneri Gjeçaj ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion. Perioda e parë në fakt nuk ka nisur mirë dhe kanë qenë vlonjatët që e kanë fituar 16 me 15. Në të dytën diçka ndryshon dhe Vllaznia e fiton atë 25 me 18 duke shkuar kësisoj në pushimin e ndeshjes me 6 pikë avantazh. Kaq ka mjaftuar që në dy periodat e tjera, epërsia të vinte duke u thelluar.

Vllaznia rikthen basketbollistin malazez Nikolla Gjokoviç

0

Lajme të mira për basketbollin shkodran. Një nga basketbollistët më të spikatur të Vllaznisë në tre sezonet e fundit, malazezi Nikolla Gjokoviç rikthehet sërish në rradhët e saj. Lajmi është konfirmuar për shkodrasport.al nga inspektori i lojërave me dorë në klubin Vllaznia Astrit Zaganjori i cili ka qenë njeriu i cili ka negociuar këto kohët e fundit me këtë basketbollist dhe sot ka arritur ta bindë që të rivishet kuqeblu. "Mund të konfirmoj faktin se basketbollisti Nikolla Gjokoviç do të luajë sërish për Vllazninë. Kam biseduar gjatë me të duke e bindur se ana financiare nuk është më ajo e mëparshmja për ne ngaqë kemi patur probleme këto kohët e fundit megjithatë falë mbështetjes së presidentit Sokol Dibra, ia dolëm që ta bindim këtë lojtar të jetë sërish pjesë e jona.

Vllaznia e femrave probleme me orarin e stërvitjes

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë nuk është duke bërë një paraqitje të mirë në kampionat e kjo natyrisht që ka disa arsye. Ajo më kryesorja është mungesa e përgatitjes fizike por edhe e lidhjes së lojës të basketbollisteve të tij. Duket diçka e pakuptimtë për një ekip që ka katër javë që e ka nisur kampionatin por kur bisedon me pjestarët e tij, mëson më shumë. Në stërvitjen e pasdites të djeshme të këtij ekipi të pranishmekanë qenë vetëm pesë vajza, ndër të cilat vetëm dy janë titullare të formacionit bazë. Arsyen e kësaj mungese e shpjegon trajneri Rajmond Rasha në prononcimin e tij kur ka thënë:

Trajneri Gjeçaj: Vllaznia do të kërkojë fitoren edhe ndaj Tiranës

0

Java e katërt e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar sfidën Tirana- Vllaznia. Dy pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion do të ndeshen kësisoj për të parën herë në këtë sezon për të matur forcat me njëra- tjetrën. Takimi që do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" pritet me interes nga të gjithë dashamirësit e këtij sporti. Natyrisht që me interes pritet edhe në kampin shkodran. Vllaznia me meritë kryeson për momentin renditjen e kampionatit me tre fitore të arritura në po kaq ndeshje të luajtura. Një fitore nesër ndaj bardhebluve do të bënte që ajo të siguronte thuajse përfundimisht vendin e parë në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Duke folur për shkodrasport.com, trajneri Bledar Gjeçaj shprehet se pavarësisht disa dëmtimeve që ka në skuadër, ajo do të kërkojë fitoren edhe në këtë përballje.

Ndoja: Vllaznia edhe pa të huaj do të kërkojë titullin kampion

0

Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. Jo vetëm se ka shënuar më shumë pikë nga të gjithë- plot 25, por edhe se ka bërë gjithçka mirë. E kemi fjalën për Gjon Ndojën, një nga pikat më të forta të Vllaznisë. Duke folur për shkodrasport.com në lidhje me paraqitjen e tij të fundit, ai do të shprehej: