Lajmi i fundit: Vllaznia merr edhe Algert Gjonajn

Përmbushet edhe dëshira e fundit e drejtuesve të shoqatës së basketbollit të Vllaznisë për merkaton e janarit. Pas Hamatit dhe tre amerikanëve, pasditen e sotme ata kanë zyrtarizuar edhe blerjen e fundit. Bëhet fjalë për Algert Gjonajn. Lojtari i cili kishte ditë që përflitej se do të vishej kuqeblu, ka nxjerrë jo pak probleme sa i takon largimit nga skuadra aktuale, Ardhmëria, nisur edhe nga marëdhëniet me trajnerin Bilali, megjithatë shkodranët e kanë bindur më në fund që të jetë pjesë e tyre në vazhdimin e kampionatit.
Vllaznia fiton miqësoren me Suharekën.Debutojnë tre amerikanët

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka fituar me rezultatin 81 me 80 ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit kosovar Ylli të Suharekës. Ky ka qenë takimi i parë miqësor për ekipin shkodran në prag të nisjes së fazës së dytë të kampionatit dhe është ndjekur me interes nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Gjeçaj: Ky do jetë kampionati më i fortë i gjithë këtyre viteve
Vllaznia e tij kampione në fuqi, Tirana, Teuta. Kush do të jetë kampionia e këtij sezoni? As vetë Bledar Gjeçaj nuk është në gjendje t'i japë një përgjigje të sinqertë ndonëse zemra i thotë për skuadrën e tij. Kjo ngaqë, trajneri i kuqebluve është i mendimit se ky aktuali do të jetë kampionati më i fortë i gjithë këtyre viteve të fundit dhe nuk është shumë e qartë se kush do ta fitojë. Mbërrin Jackson. Drejtuesit e Vllaznisë premtojnë titullin

Ka mberritur ne Shkoder basketbollisti i pare amerikan i blere nga Vllaznia. Seth Jackson ka zhvilluar paraditen e se premtes edhe seancen e pare stervitore me kuqeblute dhe me pas eshte prezantuar per mediat nga drejtuesit e skuadres. Vete Xhekson ne prononcimin e tij te pare si basketbollist i Vllaznise ka premtuar te jape me te miren per skuadren e tij te re.
Vllaznia në pritje edhe të Gjonajt. Me të mbyllet merkatoja

Merkatoja e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë nuk është mbyllur ende. Pavarësisht se ditët e fundit pjesë e tij janë bërë edhe tre basketbollistë amerikanë, sërish kuqeblutë kanë objektiv të ofrojnë edhe një tjetër lojtar cilësor. Bëhet fjalë për tiranasin Algert Gjonaj. Ai ka qenë edhe sezonin e kaluar pjesë e ekipit shkodran duke kontribuar në shpalljen kampion të tij dhe drejtuesit e shoqatës së Vllaznisë janë në bisedime me të, për ta sjellë sërish në Shkodër. Pak ditë më parë, ky basketbollist u shpall si lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar për vitin 2016 duke marrë edhe trofeun përkatës nga Federata Shqiptare e Basketbollit. Pavarësisht se ende nuk ka firmë në kontratë me këtë sportist, kjo gjë duket punë e kryer, nisur edhe nga vlerësimi që Gjonaj ka për këtë skuadër, për qytetin e Shkodrës dhe në veçanti për tifozët e tij të zjarrtë.
FIRMOS EDHE AMERIKANI I TRETË, JOSHUA FREELOVE
Herion Faslija mundësi rikthimi tek Vllaznia?!

Vllaznia në basketboll për meshkuj po kërkon të gjejë lojtarë deri në Amerikë si përforcim për gjymsën e dytë të sezonit megjithatë tek ajo mund të rikthehet edhe një sportist që është larguar vetëm para pak ditësh prej saj. Siç dihet, Herion Faslija në ditët e fundit të dhjetorit vendosi të lërë skuadrën shkodrane dhe të kalojë tek Teuta. Vetë ai, në një prononcim për gazetën "SHKODRA SPORT", ka bërë të ditur se arsyeja pse bëri këtë zgjedhje, ka qenë ajo financiare.
Vllaznia merr edhe amerikanin e dytë: Seth Jackson

Ashtu siç kishin premtuar, drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë kanë bërë realitet një tjetër blerje. Bëhet fjalë për një tjetër amerikan. Lojtari I ardhur së fundi është Seth Jackson, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe që luan në pozionet 1 dhe 2. Ai tashmë ka firmosur me Vllazninë dhe në ditët e para të janarit do t’I bashkohet ekipit në stërvitje. Në këtë mënyrë, me ardhjen edhe të këtij basketbollisti, shkon në dy numri I amerikanëve tek skuadra shkodrane por presidenti Dibra duket se nuk do të ndalet këtu sepse në janar pritet edhe një tjetër. Sa I takon blerjes së fundit, Jackson mësohet se së fundi ka qenë pjesë e ekipit “Balkan” në Bullgari ndërsa më përpara ka luajtur në Amerikë me Truman State.
Vllaznia, në janar pritet të vijnë edhe 2 amerikanë të tjerë

Lajme të mira dëgjohen për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pas marrjes së Hamatit nga Kamza Basket dhe të amerikanit Darryl Palmer, drejtuesit e shoqatës me në krye presidentin Sokol Dibra, kanë ndër mend të sjellin në skuadër edhe 2-3 lojtarë të tjerë në mënyrë që ta forcojnë siç duhet atë. Burime pranë kësaj skuadre bëjnë të ditur se ideja është që në Shkodër të vijnë sërish basketbollistë amerikanë.
Vllaznia firmos me amerikanin e parë: Darryl Palmer

Amerikani Darryl Palmer është blerja më e re e ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë që synon të mos heqë dorë nga titulli kampion dhe do të luajë fort deri në fund për ta mbrojtur këtë trofe. Sipas faqes zyrtare të ekipit shkodran, në radhët e skuadrës kampione ka mbërritur basketbollisti amerikan Darryl Palmer. Kontrata mes basketbollistit dhe presidentit të klubit shkodran Sokol Dibra është nënshkruar sot paradite, me Palmer që do të veshë fanellën kuqeblu deri në fund të këtij sezoni. Aktualisht, Vllaznia renditet e treta në kampionat, pas Tiranës dhe Teutës.



















