Vllaznia humb me 4 pikë miqësoren me Bashkimin e Prizrenit

Me 4 pikë diferencë e ka humbur miqësoren e dytë ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Këtë herë përballë tij ka qenë ekipi Bashkimi i Prizrenit që merr pjesë në Ligën Ballkanike dhe në rradhët e të cilit luanin disa basketbollistë të huaj. Ndërkohë, skuadra shkodrane ka qenë e përbërë vetëm nga lojtarë vendas, madje në rradhët e tyre ka munguar edhe Arra. Me përjashtim të periodës së parë në të cilën kanë shënuar vetëm 6 pikë, në tre të tjerat basketbollistët shkodranë kanë luajtur shumë mirë, madje në fund të takimit edhe mund të kishin fituar megjithatë mungesa e përvojës ka bërë që të triumfojë kundërshtari.
Vllaznia fiton 73-68 ndeshjen miqësore me ekipin e Trepçes

E nis me fitore serinë e ndeshjeve miqësore ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Në ndeshjen e parë, ai ka fituar me ekipin kosovar të Trepçës, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë kanë surprizuar jo pak teksa kanë marrë një fitore në shifrat 73-68 ndaj Trepçës, një ekip i mirëpërgatitur që merr pjesë në Ballkan Ligë. Trepça ka në përbërje basketbollistë amerikan por edhe një trajner të huaj e megjithatë kanë humbur ndaj Vllaznisë e cila në këtë ndeshje luajti me të gjithë basketbollistët shkodranë, madje ka munguar Arra.
Hidhet shorti i Ligës Ballkanike. Vllaznia s’merr pjesë, Tirana po

Është hedhur paraditen e sotme shorti i Ligës Ballkanike të Basketbollit për meshkuj 2016-2017, turneu rajonal i sportit të koshit, ku këtë sezon do të marrë pjesë edhe Tirana. Në këtë fazë të parë, 12 ekipet e konfirmuara, janë ndarë në dy grupe me nga 6 skuadra secila. Ndërkohë që BIBL do të marrë së shpejti një vendim edhe për ekipin e BC Levski 2014, nëse do të marrë pjesë apo jo, pasi ka vështirësi financiare. Për sa i përket shortit, Tirana është pozicionuar në Grupin B, ku janë edhe ekipet kosovare të Pejës e Trepçës, maqedonasit e Karpos Sokoli dhe Feni Industries si dhe malazezët e Sutjeskës.
Gjeçaj: Vllaznia do jetë sërish pretendente
Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj këtë vit për shkak të ndeshjeve të kombëtares, do të nisë më vonë, pikërisht në gjysmën e muajit tetor dhe për këtë arsye, ekipi i Vllaznisë ka vendosur që periudhën më intensive të përgatitjeve ta nisë këtë të hënë. Kjo bëhet e ditur nga trajneri Bledar Gjeçaj në prononcimin e tij për telesport.ak kur ka thënë: "Ditën e hënë do të nisim me stërvitjet e rregullta. Kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kemi zhvilluar stërvitje sepse ajo më tepër ka qenë në kuadrin e një stërvitje të lirë por përderisa nisja e kampionatit është lënë të bëhet në gjysmën e muajit tetor për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, atëherë edhe ne patëm pak më shumë kohë në dispozicion për të qëndruar pak më të lirshëm sa i takon procesit stërvitor. Megjithatë nga dita e nesërme do të nisë puna intensive për sezonin e ri dhe shpresojmë që edhe në të, t'ia dalim me sukses". Ali Quku, lamtumira e një basketbollisti të talentuar
Pak ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare ish-basketbollisti i Vllaznisë Ali Quku. Pjesë e një brezi të shquar të basketbollit shkodran bashkë me Esat Haxhin, Qemal Tafilicën, Muhamet Sokolin, Luan Shatkun, Vehbi Ademi, Sander Laca, Burhan Ademi apo dhe më vonë me Zyhdi Çobën etj. Pjesë e këtij brezi, ka arritur të shpallet fitues i Kupës së Republikës në vitin 1957 dhe 1958 duke treguar vlerat e një sportisti cilësor. Vërtetë Vllaznia në ato vite nuk arriti dot të shpallej asnjëherë kampione, megjithatë ishte ndër ekipet më të mira të vendit. Jo më kot, ky brez sportistësh ka marrë pas edhe shumë vlerësime pozitive nga sportdashësit që i kanë ndjekur kudo pas duke i mbështetur. “Streetball” për tre ditë zbarkon në Shkodër

Duke nisur nga pasditja e sotme dhe për tre ditë me rradhë, në ambjentet para Bashkisë Shkodër do të nisë turneu i "streetball"-it, ose thënë ndryshe "basketbollit të rrugës. Një lloj loje e cila po përhapet çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe që vitet e fundit ka nisur të organizohet edhe në Shqipëri. Organizatorë të këtij aktiviteti janë Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Baskebollit. Ndeshjet do të nisin në orën 17.00 dhe kjo është lojë ku ekipet kanë nga tre sportistë dhe një rezervë. Pjesmarrës në turneun që do të organizohet në qytetin tonë janë edhe disa basketbollistë shkodranë të cilët do të synojnë edhe zënien e vendit të parë.
Basketbollisti shkodran Celis Taflaj firmos me Viola Basket në A2
Lajm i mirë për basketbollistin shkodran Celis Taflaj. Që nga dita e sotme ai është zyrtarisht lojtar i ekipi italian "Viola Basket" që merr pjesë në kategorinë A2 të basketbollit italian. Lajmin e ka bere te ditur vete klubi italian permes faqes se tij zyrtare. I datëlindjes 12.3.1998, Celis ka lindur në Shkodër por prej disa vitesh ai luan në shtetin fqinj me ekipet e moshave të Bottegone Basket S.Angelo dhe Pistoia Basket 2000 ku ka rënë në sy për vlerat që ka paraqitur. Jo më kot, tashmë që ai ka mbushur 18 vjeç, ishtë vënë në shënjestër të disa ekipeve por në fund ka fituar oferta e kalabrezëve të ekipit Viola me të cilët ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje deri më 30 qershor 20190. Kryebashkikja Ademi pret në zyrën e saj kampionët e basketbollit
Titulli kampion i fituar në Durrës mbrëmjen e djeshme, nuk mund të kalonte pa një festë edhe në Shkodër. Basketbollistët e Vllaznisë kane mberritur ne oret e vona te mbremjes ne sheshin kryesor te qytetit te shoqeruar nga shume tifoze qe kishin qene me ta ne Durres ku jane pritur nga te tjere tifoze dhe te gjithe sebashku kane festuar per minuta te tera. Por festa me pas eshte spostuar edhe ne zyren e kryebashkiakes Ademi e cila i ka pritur dje uruar per suksesin e arritur dhe pervec trajnerit Gjecaj dhe basketbollisteve, ka falenderuar edhe presidentin Dibra per mbeshtetjen e dhene skuadres. Vllaznia fiton edhe në Durrës dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Vllaznia është shpallur sot në mbrëmje kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas triumfit 102-76 arritur ndaj Teutës në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, në finalen e katërt play off-it. Shkodranët mbrojtën titullin fituar vjet, duke triumfuar 3-1 me ndeshje ndaj rivalëve durrsakë. Ky është trofeu i vetëm i Vllaznisë këtë sezon, që pasi humbi Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, arriti të rrëmbejë titullin kampion. Një triumf i vështirë por i merituar i ekipit shkodran të trajnerit Gjeçaj, që konfirmohet si skuadra më e mirë, teksa falë punës dhe investimeve arrin të shpallet kampione.
VLLAZNIA FITON FINALEN E TRETE NDAJ TEUTES. TITULLI SHUMË PRANË

Loje e shkelqyer dhe fitore po e tille ka qene ajo e mbremjes te se shtunes e Vllaznise ne finalen e trete te kampionatit te basketbollit ndaj Teutes. Ne nje “Qazim Dervishi” te stermbushur me tifoze shkodrane por edhe durrsake, kuqeblute kane dominuar duke e mundur kundershtarin e tyre me plot 38 pike diference teksa ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati 84 me 46 ne favorin e tyre. Ne dy periodat e para ka patur deri diku rivalitet sepse Teuta u mundua te rezistonte por ishte e pafuqishme perballe vrullit te vendasve.



















