Syrjan Marinaj, e vetmja medalje e artë në turneun e Sarajevës

0

Nga katër boksierët shqiptarë që diskutuan finalet e sotme të turneut ndërkombëtar të Sarajevës, vetëm njëri prej tyre ka arritur të triumfojë dhe të marrë medaljen e artë. Ai është Syrjan Marinaj. Shtatëlarti i ringut, ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe në fund ka arritur të fitojë finalen ndaj kundërshtarit të tij malazez. Në këtë mënyrë, boksieri i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare, është shpallur fitues i peshës 81 kg. Me shumë interes është ndjekur edhe ndeshja finale e peshës 75 kg në mes Arjon Kajoshit dhe një boksieri slloven.

4 boksierë të Vllaznisë dalin në finalet e turneut të Sarajevës

0

Katër boksierët pjesmarrës të Vllaznisë kanë fituar të drejtën për të diskutuar finalet e nesërme në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnjës. Në fakt ishte menduar të merrnin pjesë pesë sportistë, por në fund Nelson Hysa është tërhequr dhe nuk ka udhëtuar drejt këtij shteti ballkanik. Sot janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale. Nga boksierët tanë, kanë konkurruar vetëm dy prej tyre. Kështu, Arjon Kajoshi në peshën 75 kg ka arritur të fitojë ndaj një boksieri vendas- boshnjak. I suksesshëm ka qenë edhe boksieri tjetër i Vllaznisë, Syrjan Marinaj që në gjysmëfinalen e peshës 81 kg, ka arritur të fitojë ndaj një kundërshtari slloven.

Pesë boksierë të Vllaznisë nesër drejt Sarajevës

0

Pesë boksierë të Vllaznisë të premten do të nisen drejt Bosnjës për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet këtë fundjavë në Sarajevë. Marjan Vashja, Arjon Kajoshi, Syrjan Marinaj, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa, të drejtuar nga trajneri Zef Gjoni sigurisht që janë përgatitur ashtu si duhet për të bërë një paraqitje të mirë në këtë turne ku do të marrin pjesë disa shtete të Ballkanit dhe të Europës. Vashja do të konkurrojë në peshën 69 kg, Kajoshi në 75 kg, Marinaj në 81 kg, Kaçaj në 91 kg dhe Hysa në +91 kg. Trajneri Gjoni në një prononcim për shkodrasport.com ka bërë të ditur se objektivi është i qartë: zënia e dy apo tre vendeve të para në pesha të ndryshe.

Inagurohet palestra e re e boksit të Vllaznisë

0

Paraditen e djeshme është inaguruar palestra e re e boksit e klubit sportiv Vllaznia. Në fakt nuk ka patur prerje shiriti por megjithatë tashmë zyrtarisht boksierët shkodrane kanë një palestër të re që është ndërtuar në ambjentet poshtë tribunave të stadiumit "Loro Boriçi". Trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni e vlerëson shumë ndërtimin e kësaj palestre dhe shprehet se ajo do të shërbejë për rritjen e cilësisë sportive të boksierëve të Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare.

Kombëtarja e boksit nis në Shkodër grumbullimin para Botërorit

0

Kombëtarja shqiptare e boksit, në përbërje të së cilës janë 5 sportistë, që nga dita e sotme është grumbulluar në Shkodër. Boksierët e përzgjedhur nga stafi i ekipit kombëtar do të përgatiten këtu për një periudhë dyjavore në prag të marrjes pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Azerbajxhan. Sipas trajnerit Zef Gjoni, këtë herë përgatitjet falë edhe mbështetjes që ka dhënë Komiteti Olimpik po bëhen në mënyrën e duhur dhe për rrjedhojë, kjo lë shpresa për një paraqitje më të mirë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm.

Kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës stërviten bashkë në Shkodër

0

Prej pak ditësh në Shkodër, bashkë me boksierët e kombëtares shqiptare, janë duke u stërvitur edhe dy boksierë të kombëtares së Kosovës si dhe trajneri i tyre. Ata kanë vendosur të jenë në këtë qytet, natyrisht falë mikëpritjes së vendasve për t’i krijuar mundësinë e përgatitjes ashtu si duhet për turneun ndërkombëtar të Turqisë ku të dy ekipet do të marrin pjesë në muajin e ardhshëm. Trajneri i kombëtares kosovare Shefki Bogujevci në një intervistë pëshkodrasport.com  bën të ditur edhe objektivat që do të kenë me boksierët pjesmarrës.

Shqipëria me 4 sportistë në finalet e Memorialit “Vllaznia 2016”

0

Kombëtarja shqiptare e boksit do të përfaqësohet me 4 sportistë në finalet e nesërme të Memorialit të 13-të ndërkombëtar "Vllaznia 2016". Ky është verdikti i dalë nga ndeshjet e ditës së dytë të këtij aktiviteti. Në këto ndeshje, kanë konkurruar edhe katër boksierët tanë. I pari, vlonjati Krenar Zeneli ka arritur të fitojë ndaj shqiptarit të Maqedonisë Jasin Lama. Ndërkohë në ndeshjen e peshës 75 kg Mateo çullhaj është mundur nga kazakistanasi Alzhanov. Po për këtë peshë, Shkodrani Arjon Kajoshi ka arritur një tjetër fitore, këtë herë ndaj malazezit Sabotiç.

Kombëtarja e boksit nga Shkodra, nesër drejt Bullgarisë

0
Kombëtarja shqiptare e boksit ka hyrë tashmë në përgatitjet e fundit për turneun ndërkombëtar të Stranjas në Bullgari ku do të marrin pjesë. Ata...

Tre boksierë të kombëtares shqiptare në finalet e “Gongut të Artë”

0

Nga gjashtë boksierët e kombëtare shqiptare që po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar "Gongu i Artë" që ka nisur sot në Shkup të Maqedonisë, tre prej tyre kanë arritur të fitojnë në takimet gjysmëfinale dhe kanë fituar të drejtën për t'u ndeshur në finalet e ditës së nesërme. Ata që kanë triumfuar sot në ringun e kryeqytetit maqedonas kanë qenë Taulant Zajmi, Denis Nurja dhe Arjon Kajoshi. Të tre këta boksierë kanë zhvilluar ndeshje të bukura dhe i kanë merituar fitoret. Zajmi në ndeshjen e peshës 60 kg ka fituar ndaj një boksieri rumun pas tre raundesh të shoqëruara nga një luftë e fortë sportive por në fund gjyqtaria i ka dhënë fitoren boksierit tonë. Me fitore e ka mbyllur takimin edhe Denis Nurja në peshën 69 kg ndaj Arjan Gashit të Kosovës.

Kombëtarja shqiptare, gati pjesmarrja në “Gongun e Artë”

0

Dyshimi nëse do të zhvillohej apo jo edicioni i sivjetëm i "Gongut të Artë", turneut më të rëndësishëm të boksit në Maqedoni, ka marrë fund pak ditë më parë. Ai do të zhvillohet në datat 13-14 nëntor në Shkup. Organizatorët duket se i kanë zgjidhur problemet që kanë patur për të bërë të mundur zhvillimin e këtij turneu dhe menjëherë kanë nisur ftesat ndaj ekipeve pjesmarrëse. Një e tillë natyrisht që ka ardhur edhe në adresë të kombëtares shqiptare si një nga ekipet që ka marrë rregullisht pjesë në "Gongun e Artë" të çdo viti.