Vllaznia- Flamurtari finalja e futsallës. Luhet të enjten

0

Të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit do të luhet ndeshja finale e kampionatit të futsallës për sezonin 2016-2017. Atë do të diskutojnë Vllaznia e Shkodrës dhe Flamurtari i Vlorës. Të dy këto ekipe kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj kundërshtarëve të tyre, pikërisht shkodranët ndaj Edro Vlorës me rezultatin 7-3 ndërsa vlonjatët kanë mundur me penallti kampionët në fuqi të vendit, Tiranën.

Vllaznia futsall mund 7-3 Edro Vlorën dhe del në finale

0

Vllaznia do të jetë në finalen e kampionatit kombetar te futsalles dhe bashke me Flamurtarin do të diskutojnë një tjetër finale, atë të kampionatit të futsallës. Vllaznia në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Edro Vlorës ka fituar me rezultatin e thellë 7-3.

Nis kampionati i minifutbollit. Vllaznia- Flamurtari të dielën

0

Të dielën nis kampionati kombëtar I minifutbollit në vendin tonë. Në të, do të marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë I cili ka natyrisht pretendimet e veta në këtë kampionat. Ai ka kohë që ka nisur stërvitjen dhe tashmë është gati për ndeshjen e parë të kampionatit, atë që do të luajë të dielën në orën 16.00 ndaj Flamurtarit. Kjo ndeshje do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra shkodrane e minifutbollit me presidentin e saj Zyhdi Rrashketa, do të bëjë më të mirën në këtë kampionat. Trajner I saj edhe në këtë sezon do të jetë Ardit Behari ndërkohë që përbërja e saj do të jetë shumica e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin e kaluar.

Kuqeblutë me pushime por triumfojnë në futbollin e rërës

0

Ditën e shtunë në plazhin e Velipojës është hapur zyrtarisht sezoni turistik dhe Komuna në kuadrin e veprimtarive të ndryshme që ka organizuar me këtë rast, nuk ka lënë pas dore as sportin. Organizatorët, për të dytin vit me rradhë, kanë zhvilluar një kupë me disa skuadra pjesmarrëse në futbollin e rërës. Më konkretisht, kanë qenë ekipet aktuale të Vllaznisë dhe Adës që kanë marrë pjesë por edhe ekipet e veteranëve të këtyre dy klubeve. Ndeshja e parë ka qenë ajo në mes Vllaznisë dhe Adës. Skuadra shkodrane e drejtuar këtë herë nga trajneri Ervis Kraja, ka luajtur me portierin Hallunaj, për të vazhduar me Belishën, Bardullën, Shtubinën dhe Hajdarin ndërsa Ada luajti me Selimajn , Tafën, Karakaçin, Mujecin dhe Pukën. Vllaznia ka fituar 2-1 duke qenë kështu në finale. Në ndeshjen tjetër në mes veteranëve të  Vllaznisë të drejtuar nga Safet Osja dhe atij të Adës të drejtuar nga Edmond Doçi, ka patur një barazim në kohën e rregullt në shifrat 3-3 dhe pas gjuajtjes së penalltive, veteranët e Adës kanë dalë në finale.

Alban Hasani: Unë s’dyshoj tek futbollistët e mi kurrë

0

Trajneri i kombëtares së minifutbollit të Shqipërisë Alban Hasani që është shkarkuar pasditen e sotme nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së në lidhje me dyshimet ndaj këtij ekipi për komplotim dhe influencim në vendosjen e rezultatit të ndeshjes Shqipëri- Zvicër e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, nuk ka dashur të flasë gjatë në lidhje me këtë çështje. Në një prononcim të shkurtër për gazetën online www.shkodrasport.com, ai është shprehur: "Jam njoftuar përmes gazetarëve për vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës. Në fakt, drejtues të Federatës kanë marrë sinjale për diçka që mund të ketë ndodhur në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe më kanë kërkuar informacion se cilët nga futbollistët mund të kenë toleruar.

Alban Hasani: Do synojmë kualifikimin në Europianin e futsallës

0

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit ndodhet para një prove të vërtetë. Ditën e nesërme ajo niset drejt Zvicrës, vend ku do të luhen ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian “Belgjikë 2014”. Kualifikuese këto në të cilat kombëtarja jonë ka pretendime serioze. Jo më kot, ajo është vendosur si kokë grupi nga drejtuesit e UEFA-s. Ekipi ynë kuqezi, prej të hënës së kaluar, është I grumbulluar në Durrës në hotel “Tropikal” ndërsa stërvitjet I ka zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Sipas trajnerit të këtij ekipi Alban Hasani, pretendimet e kombëtares sonë në këto eliminatore janë për t’u kualikuar pavarësish ndonjë problemi që ka patur me dy prej lojtarëve kryesorë të tij.

Vllaznia e futsallës arrin fitoren e parë. Mund 11-6 Teutën

0

Ka mbërritur më në fund fitorja e parë për ekipin e Vllaznisë në kampionatin e futsallës (minifutbollit). Ditën e djeshme ai ka mundur Teutën me me rezultatin 11-6. Ndeshja e vlefshme për javën e katërt të kampionatit, është zhvilluar në Tiranë. Ajo është dominuar nga fillimi deri në fund nga djemtë e trajnerit Safet Osja. 11 golat e shënuar në këtë ndeshje kanë patur për autor Alis Paçramin që ka shënuar 4 herë, 3 herë ka shënuar Erind Mlloja, 2 gola kanë për autor Erjon Mandin, nga 1 gol kanë shënuar Eder Meta dhe Besmir Alibali.

Vllaznia e futsallës, barazim 5-5 me “Ali Demin” në javën e dytë

0

Vllaznia e futsallës (minifutbollit) nuk e ka shijuar fitoren e parë në kampionat në javën e dytë të tij. Në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit, shkodranët janë përballuar me ekipin tiranas "Ali Demi" dhe në fund është sigluar barazimi 5-5. Në fakt, ka qenë një ndeshje që duhej të ishte fituar nga Vllaznia e cila ka qenë në udhëheqje të rezultatit deri 23 sekonda para fundit të ndeshjes kur kundërshtari ka shënuar golin e pestë dhe ka barazuar shifrat.

FSHF-ja “presion” Shkodrës: Ekipin e futsallës ose s’ka lojtarë në kombëtare!

0

Shkodra e futbollit është vënë para një presioni nga pjestarë të Federatës Shqiptare të Futbollit sa i takon ndërtimit të një ekipi të futsallës ose minifutbollit siç quhet ndryshe. Kjo ngaqë, pikërisht nga ky qytet është baza kryesore e ekipit kombëtar të minifutbollit. Trajneri Alban Hasani që drejton ekipin kombëtar të minifutbollit, duke ua njohur mirë vlerat këtyre lojtarëve, i ka grumbulluar herëpashere në ekipin kombëtar, duke qenë pjesë e rëndësishme e saj. Por sigurisht që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më. Edhe drejtues të tjerë të Federatës që mbulojnë këtë sektor në këtë institucion, nuk mund t'ia lejojnë më trajnerit këtë gjë përderisa në Shkodër nuk ka asnjë ekip minifutbolli. Për t'i shpëtuar këta futbollistë nga kjo situatë, trajneri i kombëtares Hasani po insiston edhe në Bashkinë e qytetit për ta ndërtuar një ekip të tillë sa më shpejt. Ai ka patur takim me nënkryetarin Ritvan Troshani përpara disa kohësh dhe ka marrë premtimin se shpejt do krijohet ekipi i minifutbollit nën siglën e Vllaznisë. Por Hasani ka frikë se kjo situatë nuk do marrë zgjidhje.