Kupa “Artan Medja” në syrin e fotoreporterit Gjon Gjeka

0
Pasditen e djeshme, siç ju kemi bërë të ditur është zhvilluar finalja e kupës së organizuar në nderim të Artan Medjes, ish- futbollistit të...

Mbyllet kupa “Artan Medja”. Nderohet ish- futbollisti i Vllaznisë

0
Pasditen e sotme është kurorëzuar me sukses përfundimi i kupës me emrin "Artan Medja" organizuar në nderim të ish- futbollistit të Vllaznisë të ndarë...

Ish-kapiteni i Vllaznisë: I pyetëm lojtarët çfarë ndryshoi për keq, ju tregoj mbledhjen

0
Ish-kapiteni i Vllaznisë, Suad Lici, ishte pjesë e analizës së zhvilluar në mbrëmjen e së hënës mes drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe lojtarëve....

“Vllaznia futsall” kalon në 8-shen e turneut ndërkombëtar të Ulqinit

0
Ndonëse nuk e nisi mirë pjesmarrjen në turneun ndërkombëtar të futsallës në salla të mbyllura, ekipi i Vllaznisë ka arritur të sigurojë daljen në...

“Vllaznia futsall” pjesmarrëse në turneun ndërkombëtar të Ulqinit

0
Mbrëmjen e sotme do të nisë në Ulqin turneu ndërkombëtar i futsallës për salla të mbyllura. Në këtë edicion të sivjetëm do të marrë...

Vllaznia futsall humb finalen me penallti. Akuza për gjykimin

0

Të pafat futbollistët shkodranë. Ato kanë humbur me penallti ndeshjen finale të kampionatit të futsallës së këtij sezoni, atë ndaj Flamurtarit që kësisoj është shpallur kampion i Shqipërisë. Megjithatë, stafi dhe futbollistët e Vllaznisë në fund të takimit kanë lëshuar akuza të rënda ndaj gjykimit të ndeshjes që sipas tyre, ka ndikuar në rezultatin e saj.Ndeshja është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të Tiranës.

Vllaznia- Flamurtari finalja e futsallës. Luhet të enjten

0

Të enjten në orën 17.00 në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit do të luhet ndeshja finale e kampionatit të futsallës për sezonin 2016-2017. Atë do të diskutojnë Vllaznia e Shkodrës dhe Flamurtari i Vlorës. Të dy këto ekipe kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj kundërshtarëve të tyre, pikërisht shkodranët ndaj Edro Vlorës me rezultatin 7-3 ndërsa vlonjatët kanë mundur me penallti kampionët në fuqi të vendit, Tiranën.

Vllaznia futsall mund 7-3 Edro Vlorën dhe del në finale

0

Vllaznia do të jetë në finalen e kampionatit kombetar te futsalles dhe bashke me Flamurtarin do të diskutojnë një tjetër finale, atë të kampionatit të futsallës. Vllaznia në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Edro Vlorës ka fituar me rezultatin e thellë 7-3.

Nis kampionati i minifutbollit. Vllaznia- Flamurtari të dielën

0

Të dielën nis kampionati kombëtar I minifutbollit në vendin tonë. Në të, do të marrë pjesë edhe ekipi I Vllaznisë I cili ka natyrisht pretendimet e veta në këtë kampionat. Ai ka kohë që ka nisur stërvitjen dhe tashmë është gati për ndeshjen e parë të kampionatit, atë që do të luajë të dielën në orën 16.00 ndaj Flamurtarit. Kjo ndeshje do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Skuadra shkodrane e minifutbollit me presidentin e saj Zyhdi Rrashketa, do të bëjë më të mirën në këtë kampionat. Trajner I saj edhe në këtë sezon do të jetë Ardit Behari ndërkohë që përbërja e saj do të jetë shumica e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin e kaluar.

Kuqeblutë me pushime por triumfojnë në futbollin e rërës

0

Ditën e shtunë në plazhin e Velipojës është hapur zyrtarisht sezoni turistik dhe Komuna në kuadrin e veprimtarive të ndryshme që ka organizuar me këtë rast, nuk ka lënë pas dore as sportin. Organizatorët, për të dytin vit me rradhë, kanë zhvilluar një kupë me disa skuadra pjesmarrëse në futbollin e rërës. Më konkretisht, kanë qenë ekipet aktuale të Vllaznisë dhe Adës që kanë marrë pjesë por edhe ekipet e veteranëve të këtyre dy klubeve. Ndeshja e parë ka qenë ajo në mes Vllaznisë dhe Adës. Skuadra shkodrane e drejtuar këtë herë nga trajneri Ervis Kraja, ka luajtur me portierin Hallunaj, për të vazhduar me Belishën, Bardullën, Shtubinën dhe Hajdarin ndërsa Ada luajti me Selimajn , Tafën, Karakaçin, Mujecin dhe Pukën. Vllaznia ka fituar 2-1 duke qenë kështu në finale. Në ndeshjen tjetër në mes veteranëve të  Vllaznisë të drejtuar nga Safet Osja dhe atij të Adës të drejtuar nga Edmond Doçi, ka patur një barazim në kohën e rregullt në shifrat 3-3 dhe pas gjuajtjes së penalltive, veteranët e Adës kanë dalë në finale.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI