Ditë të mira për hendbollin shkodran. Ka edhe biznesmenë që i gjenden pranë

0
Kampionati kombëtar i hendbollit do të startojë më 21 janar dhe ekipi i Vllaznisë do futet në të me pretendime serioze. Pavarësisht problemeve të shumta që ai ka, fatmirësisht pranë tij gjenden shpeshherë edhe ish- sportistë të cilët kontribuojnë...

Vllaznia fituese në dy kategori e kupës “Agim Tafili”

0

Dominimi i çiklistëve të Vllaznisë dhe Apolonisë është shfaqur sërish edhe sot, këtë herë në etapën e dytë dhe të fundit të kupës "Agim Tafili". Jo më kot, kupat e kadetëve dhe të juniorëve i ka marrë ekipi shkodran, ndërsa atë të më të rritueve ai fierak. Gara e sotme, edhe për vetë terrenin malor, ka dhuruar jo pak surpriza. Çiklistët kadetë dhe juniorë janë nisur nga Shkodër në drejtim të Pukës por duke u kthyer në Qafë Çela dhe për të marrë sërish rrugën për në Shkodër duke përshkruar në këtë mënyrë një distancë prej 70 km ndërsa të rriturit kanë shkuar deri në Pukë dhe kthim me një distancë prej 95 km.

Vllaznia e gjimnastikës shpallet kampione kombëtare për vitin 2022

0
Vllaznia e gjimnastikes eshte shpallur sot kampione e Shqiperise ne kampionatin e zhvilluar ne kryeqytet me pjesmarrjen e te gjithe ekipeve te vendit, duke treguar nje nivel te larte perfaqesimi dhe si rrjedhoje ka ardhur ne fund edhe trofeu. Nje...

Bashkia Shkodër çel siparin e festimeve të 100 Vjetorit të Vllaznisë

0
Pas dy ditesh do te nise zyrtarisht festimi i 100 vjetorit te krijimit te klubit te pare ne Shqiperi- Vllaznise. Bashkia Shkoder ka çelur sot siparin e aktiviteteve qe do te organizohen me kete rast. Gjeja e pare qe ka...

Hendbollistët e Vllaznisë fitojnë ndaj një rivali. Gara drejt titullit vazhdon

0
Ndeshja e sotme e ekipit të Vllaznisë në hendboll përballë ekipit të Cërrikut ka qenë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e mëtejshme të të dy ekipeve në garën për titullin kampion. Shkodranët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë...

Tre medalje për xhudistët e Vllaznisë në turneun e Podgoricës

0

Ka rezultuar i suksesshëm turneu i zhvilluar sot në Podgoricë për tre xhudistët e Vllaznisë. Të tre ata kanë arritur të bëjnë një paraqitje të mirë duke fituar disa ndeshje teksa janë fituar edhe tre medalje, një argjendi dhe dy bronzi. Më i suksesshmi sigurisht që ka rezultuar Lurian Kaçi i cili duke konkurruar në peshën 66 kg, ka arritur të fitojë tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finale duke merituar kësisoj medaljen e argjendtë. Ndërkohë në peshën 60 kg, Krismando Bisha ka fituar dy ndeshje dhe ka merituar medaljen e bronztë. Këtë medalje ka marrë edhe Luigj Shkoza në peshën 73 kg me dy ndeshje të fituara.

14 shoqatat sportive sot takim në Bashki për buxhetin e vitit 2023

0
14-shoqatat e ekipeve të klubit shumësportesh Vllaznia do të jenë ditën e sotshme në një dëgjesë publike që Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Shkodrës kanë caktuar për diskutimin në lidhje me projekt-buxhetin e sportit për vitin 2023. Disa ditë më...

Krenaria e shqiptarëve, djali nga Kurbini shpallet kampion bote në Las Vegas

0
Eklent Kaçi ka bërë një turne të jashtezakonshëm në Las Vegas. Turneu i zhvilluar në këtë shtet ishte për të shpallur një kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit. Kaçi mposhti në finale numrin një në botë,...

“10 Sportistët më të mirë të vitit 2017”, ja kur do të zhvillohet ceremonia

0
Në dy vitet e fundit, ishim mësuar që ceremoninë e shpalljes së "10 sportistëve të mirë të klubit Vllaznia", ta shihnim në mbledhjet e fundit të vitit të Këshillit Bashkiak Shkodër. Ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e fundit...

Nis Kupa “Agim Tafili”. Leart Bregu fitues i etapës së parë

0

Ka nisur paraditen e sotme kupa “Agim Tafili”. Një aktivitet dyditor që I kushtohet legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe klubin shumësportësh Vllaznia, që kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti të tillë. Në të janë duke marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit. Ata kanë garuar sot në etapën e parë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër, 100 km e gjatë. Çiklistët kanë ecur në grup deri në hyrje të Shkodrës dhe pikërisht në maloren e vogël të Beltojës, ka qenë çiklisti I Flamurtarit Leart Bregu, ai që është shkëputur dhe ka hyrë I pari në Shkodër. Koha e arritur nga Bregu ka qenë 2h50’10”, I dyti doli çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj me +7” dhe I treti çiklisti tjetër I Flamurtarit Donald Mukaj me +8”.