Rrashketa: Titulli me Vllazninë, s’ka të krahasuar me asnjë tjetër
Njeriu që e ka prekur i pari kupën e kampionit në historinë e ekipit të Vllaznisë është padyshim kapiteni Ditmir Rrashketa. Ai ka përjetuar një ndjesi të veçantë të cilën për fat të keq, shumë breza të njohur sportistësh cilësorë shkodranë, nuk patën shansin ta provojnë në karrierën e tyre. Ditmir Rrashketa për të gjitha këto është shprehur i lumtur, i emocionuar dhe entuziast për titullin e fituar me Vllazninë. “Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë emocion. Jam shpallur disa herë kampion kur kam qenë pjesë e Studentit dhe natyrisht çdo titull kampion i fituar ka bukurinë e tij, por kësaj here ndjesitë ishin ndryshe, për vetë faktin që Vllaznia e fitonte për herë të parë, unë si lojtar dhe kapiten, si dhe më e rëndësishmja me skuadrën e qytetit tënd është një titull që shijon edhe më shumë. Vllaznia “prek” historinë. Shpallet për herë të parë kampione e Shqipërisë
Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj është shpallur sot kampione e Shqipërisë për sezonin sportiv 2016-2017, për herë të parë në historinë e saj. Ekipi që drejtohet nga trajneri Mark Kroqi mposhti sot Studenti me rezultatin 3-1, në finalen e tretë të play off-it të luajtur në “Asllan Rusi”, duke fituar 3-0 me ndeshje. Një triumf i merituar i skuadrës shkodrane, që edhe pse u kualifikua në gjysmëfinalet e play off-it në javën e fundit, arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në dy javët e fundit, duke eliminuar fillimisht Partizanin kryesues dhe mposhtur në finale Studentin kampion në fuqi. Vllaznia në delir: Titullin e festojmë të premten në Tiranë
Ëndërra e shumë brezave të volejbollit shkodran po shkon drejt konkretizimit këtë vit. Me shpalljen për herë të parë në historinë e Vllaznisë kampione e vendit. Mbase fati u ka takuar brezit aktual të volejbollistëve të drejtuar nga trajneri Kroqi, që të jenë ata kampionët. Dhe në fakt, drejt kësaj gjëje po shkohet. Fitimi i dy ndeshjeve të para ndaj Studentit, i ka dhënë epërsinë e duhur dhe njëkohësisht edhe qetësinë shkodranëve. Vllaznia fiton edhe finalen e dytë. Titulli kampion shumë pranë
Vllaznia në volejboll për meshkuj ka fituar sot në mbrëmje 3-1 ndaj Studentit në finalen e dytë të play off-it, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Falë këtij triumfi, skuadra shkodrane udhëheq 2-0 me ndeshje dhe është vetëm një fitore larg titullit të parë kampion në histori. Ndeshja u dominua në përgjithësi nga skuadra shkodrane, që ishte më së shumti superiore në fushë edhe pse Studenti rivalizoi hera-herës, por pa forcën e duhur. Trajneri Kroqi: Titulli në dorën tonë. Problem vetëm vetëkënaqësia
Finalja e nesërme ndaj Studentit pritet me interes tek Vllaznia. Interesimi në kryeqendrën e Veriut për sportin e volejbollit është rikthyer sërish në nivele të larta. Shanset e mëdha që ekipi i tyre të dalë kampionë, ka bërë që të ketë interes dhe për këtë arsye, pritet që edhe nesër të ketë shumë tifozë të pranishëm në shkallët e "Qazim Dervishit". Trajneri Mark Kroqi ndërkohë nuk kërkon të nxitohet me fjalën "titull", për këtë ai thotë: "Nëse e dëshiron kush këtë titull, ndoshta më shumëë se kushdo e dëshiroj unë. Kam zhvilluar një karrierë të gjatë me Vllazninë dhe me një brez të shkëlqyer sportistësh por nuk kemi patur fatin të fitojmë titullin kampion asnjëherë. Vllaznia fiton finalen e parë ndaj Studentit brenda në Tiranë
Vllaznia, pasi eliminoi Partizanin në gjysmëfinalet e play off-it në volejboll për meshkuj, fitoi sot në mbrëmje 3-1 ndaj Studentit, në finalen e parë të luajtur në “Asllan Rusi”. Një fitore e vështirë por e merituar e skuadrës shkodrane, që arriti të rikuperojë pas disavantazhit të setit të parë, fituar nga kryeqytetasit. Ndeshja ishte emocionuese dhe me rivalitet, pasi të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por loja e Studentit ishte me hope, duke zhgënjyer edhe atëherë kur kishte komandën. Vllaznia kalon Partizanin. Tani në finale e pret Studenti
Vllaznia është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-1 arritur sot në mbrëmje ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e tretë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Në këtë përballje triumfoi skuadra shkodrane, që u tregua më e “uritur” se rivalët e “kuq”, që edhe pse debutojnë këtë sezon me të rriturit duhet të kënaqen me trofeun e Kupës. Ndërsa për titullin do të duelojnë Studenti kampion në fuqi dhe Vllaznia, me shkodranët që kërkojnë titullin e parë në historinë e tyre. Vllaznia arriti një triumf fantastik ndaj Partizanit në këto gjysmëfinale, duke mundur të kuqtë dy herë në kryeqytet dhe duke treguar se është një rivale e fortë për titull. Gjino Mjeda: Vllaznia e humbi ndeshjen me gabimet e veta
Ndeshja Vllaznia- Partizani, e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 2-3, e vlefshme për turin gjysmëfinal të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, është ndjekur në shkallët e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" edhe nga disa ish- volejbollistë të ekipit shkodranë në vite si Irfan Boriçi, Viktor Jubani, Gjino Mjeda, Artan Kalaja etj. Natyrisht që ata prisnin fitoren e ekipit të tyre por kjo nuk ka ndodhur dhe në fund kanë ndjerë zhgënjim sepse shkodranët humbën një mundësi mjaft të mirë për të dalë në finale. Agron Duka: Politika duhet ta ndihmojë sportin. Duhet korigjuar ligji
Pasioni për sportin vazhdon të jetë gjithnjë prezent tek ai. E konsideron një pjesë të rëndësishme të jetës, pavarësisht se tashmë është deputet i Parlamentit shqiptar dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Agrare Ambjentaliste. Agron Duka, ish- volejbollisti i njohur i Erzenit të Shijakur, gjen kohë të ndjek ndeshjet e volejbollit. Kuptohet, ato më interesantet dhe për rrjedhojë, ka ndjekur dy ballafaqimet e fundit në mes ekipeve të Partizanit dhe Vllaznisë, të vlefshme këto për turin gjysmëfinal të kampionatit. Ai ka qenë prezent edhe në ndeshjen e parë në "Asllan Rusi" por edhe dje në Shkodër, në ndeshjen e dytë.
Vllaznia gabon “në shtëpi”. Mundet 2-3 nga Partizani

Partizani në volejboll për meshkuj ka fituar sot në mbrëmje 3-2 ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të play off-it, të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Skuadra shkodrane, pas triumfit tri ditë më parë në kryeqytet, pati sot një shans të mirë për të eliminuar rivalët e Partizanit, që e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë. Por volejbollistët e trajnerit Kroqi dështuan në këtë mision, duke bërë që emri i ekipit finalist të vendoset pas tri ditësh, në gjysmëfinalen e tretë, që do të luhet në Tiranë.


















