Vllaznia- Elbasani në gjysmëfinale për të rinjtë në Tiranë

Faza finale e kampionatit të volejbollit për të rinj në këtë sezon, do të zhvillohet në Tiranë, pikërisht në sallën "Fahrie Hoti". FSHV-ja ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të kësaj faze që do jenë 26-27 maj. Katër skuadrat e kulifikuara për në këtë fazë janë Vllaznia, Farka Volej, Elbasani dhe Tirana. Janë përcaktuar njëkohësisht edhe çiftet gjysmëfinaliste teksa Vllaznia do të ndeshet me Elbasanin, më datën 26 maj në orën 16.00 ndërsa dy orë më vonë atë ditë do luajë edhe çifti tjetër, Farka Volej- Tirana.
Katër volejbollistë shkodranë grumbullohen në Kombëtare

Vllaznia mund edhe Studentin për të rinj. Sërish e para

Me të rriturit është histori tjetër ndërsa me të rinjtë, krejt ndryshe. Vllaznia e ka mundur lehtësisht Studentin për të rinj ndërkohë që me të rriturit është eliminuar prej kësaj skuadre në gjysmëfinalet e play off-it. Skuadra e trajnerit Mirjan Rrahishta, ka fituar dje pastër në Tiranë 3-0 duke mbajtur sërish vendin e parë në renditje edhe pas javës së 12-të me 32 pikë të grumbulluara. Në vend të dytë është Farka Volej me një pikë më pak dhe me rradhë Tirana 24, Elbasani 22 etj. Këto katër skuadra mendohet të jenë edhe pjesmarrëse në play-off dhe objektivi i Vllaznisë sigurisht që është titulli kampion.
Studenti fiton 3-0 në Shkodër dhe del në finale

Vllaznia humb 1-3 gjysmëfinalen e parë ndaj Studentit

Vllaznia për të rinj mund Farka Volej dhe është e para në renditje

Korabi e mbyll me humbje. I fundit me zero pikë
Skënderbeu ka triumfuar sot në Peshkopi ndaj Korabit vendas me rezultatin 3-0, megjithëse seti i parë pat pak rivalitet por u fitua nga mikeshat në shifrat 19-25. Ndërsa dy setet e tjera folën tërësisht për korçaret të cilat fituan 25-1 dhe 25-15 dhe krejt takimi përfundoi 3-0 për Skënderbeun. Por më shumë sesa për rezultatin e ndeshjes, volejbollistet dhe stafi vendas i ekipit të Korabit e kanë patur mendjen tek shefi i klubit dibran Bashkim Lala që mbrëmë është dërguar me helikopter për në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Studenti- Vllaznia më 28 mars gjysmëfinalja e parë

Vllaznia kalon Skënderbeun. Tashmë në gjysmëfinale

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ka hasur në ndonjë rezistencë të madhe në ndeshjen e dytë të turit çerekfinal të play-off-it të kampionatit kombëtar. Pasi e kishin mundur tre ditë më parë në Shkodër me rezultatin 3-1 Skënderbeun, në ndeshjen e dytë, të luajtur dje në Korçë shkodranët kanë fituar pastër në shifrat 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa djemtë e trajnerit Kalaja kanë bërë detyrën duke fituar dhe duke kaluar në turin tjetër. Me rezultatin 2-0 pas dy ndeshjeve të para, ka qenë e panevojshme zhvillimi i ndeshjes së tretë në Shkodër.
Vllaznia mund Skënderbeun 3-1 në çerekfinalen e parë

Turi çerekfinal I plej-ofit në volejboll për meshkuj, ka nisur me fitore për Vllazninë. Ajo ka mundur në ndeshjen e parë ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vendasit 3-1. Në fakt, ndeshja ka nisur më mirë për miqtë të cilët fituan setin e parë në shifrat 25-16 dhe kjo gjë e shkundi trajnerin Kalaja dhe volejbollistët e tij. Si rrjedhojë, kanë arritur të barazojnë shifrat e seteve në 1-1 menjëherë më pas duke fituar 25-19. Vetëm kaq do ishte rezistenca e korçarëve sepse në setin e tretë ata do munden thellë 12-25 dhe po ashtu edhe në të katërtin 15-25. Me këtë fitore Vllaznia është shumë pranë kalimit në turin gjysmëfinal megjithatë do jetë ndeshja e dytë ajo që do ta vendosë këtë gjë.