Vllaznia në play-off. Do ndeshet me Partizanin në gjysmëfinale

0

Ajo që dëshironin shkodranët, ka ndodhur. Studenti ka fituar 3-0 ndaj Tiranës në javën e fundit të kampionatit dhe kjo ka bërë që Vllaznia në volejboll për meshkuj është ngjitur në vendin e katërt në renditje. Sigurisht që nuk kishte kuptim të ndodhte ndryshe sepse ekipi shkodran ka treguar se është ndër më të mirët e volejbollit shqiptar këtë sezon dhe mbetja jashtë katërshes së play- off-it, do të ishte një mëkat.

Vllaznia fiton 3-0 ndaj Skënderbeut por play off-i në pikëpyetje

0

Volejbollistët e Vllaznisë nuk e kanë patur të vështirë të fitojnë ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Skënderbeut. Ajo është luajtur paraditen e sotme në "Qazim Dervishi" dhe kuqebluve nuk u është dashur më shumë sesa një orë për të mundur korçarët me rezultatin e pastër 3-0. Në totalin e tre seteve, Skënderbeu ka arritur të shënojë vetëm 48 pikë përballë 75 të Vllaznisë (25-16, 25-15, 25-17), çka tregon se diferencat kanë qenë të mëdha në fushë. Megjithatë, fitorja e sotme nuk i ka siguruar asgjë shkodranëve në rrugën e tyre për një vend në play- off.

Vllaznia humb sfidën direkte me Tiranën. Rrezikon play off-in

0

Tirana ka mundur sot në mbrëmje 3-2 Vllazninë në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj, një fitore me përmbysje e bardhebluve, që humbisnin 0-2 pas dy seteve të para. Miqtë nga Shkodra menduan se e fituan ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti”, por nuk i bënë mirë llogaritë dhe më pas u detyruan të dalin kokulur nga fusha. Dy setet e para janë nën komandën e miqve, që shkëputen e fitojnë 25-20 e 25-22, por sfida dhuron emocione edhe në vijim.

Vllaznia për meshkuj, sot prova e së vërtetës ndaj Tiranës

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj sot pasdite ka një ndeshje shumë të rëndësishme për të zhvilluar. Pikërisht atë ndaj Tiranës, e cila do të luhet në kryeqytet. Themi e rëndësishme sepse shkodranëve u duhet patjetër fitorja në mënyrë që të futen në zonën e plej-ofit, zonë kjo e cila siç dihet, do të vazhdojë luftën për titullin kampion, me pjesmarrjen e katër ekipeve më të mira të kampionatit. Vllaznia aktualisht mban vendin e pestë sepse në fillim të fazës së dytë të kampionatit, ecuria e saj nuk ka qenë shumë e mirë duke bërë tre humbje njëra pas tjetrës.

Vllaznia fitore pa shumë vështirësi ndaj Teutës

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj pas paraqitjes shumë të mirë të bërë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë teksa ishte shumë pranë fitimit të këtij trofeu, I është rikthyer kampionatit duke fituar ndeshjen e rradhës. Pikërisht atë me Teutën të luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Fitorja ka qenë e pastër në shifrat 3-0 ku kuqeblutë nuk e kanë patur të vështirë të triumfojnë ndaj durrsakëve duke I fituar të tre setet me rezultatet 25-20, 25-17 dhe 25-15.

Një pikë lë Vllaznia pa marrë Kupën pas plot 28 vitesh

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka qenë vetëm një pikë larg fitimit të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Partizanit, shkodranët kane bërë një paraqitje të shkëlqyer duke qenë shumë pranë fitimit të këtij trofeu. Finalja është zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të skuadrës së kuqe ndërkohë që kanë munguar ato të Vllaznja. Përballja në mes të dy ekipeve ka nisur e fortë dhe me shumë rivalitet.

Vllaznia mund Farkën dhe siguron finalen e Kupës ndaj Partizanit

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj "korigjon" gabimin e bërë katër ditë më parë në ndeshjen e kampionatit dhe pasditen e sotme, ka arritur të fitojë ndaj Farka Volej, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Rezultati ka qenë sërish i njëjtë: 3-1, por këtë herë pra në favor të kuqebluve. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit "Asllan Rusi" është pritur me interes në kampin shkodran. Megjithatë ekipi i drejtuar nga trajneri Mark Kroqi nuk e ka nisur mirë ndeshjen.

Vllaznia nesër gjysmëfinalja e Kupës ndaj Farka Volej

0

Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj do të zhvillojë pasditen e së enjtes ndeshjet gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Sipas shortit të përcaktuar, Vllaznia do të ndeshet me ekipin e Farkës, ndeshje që do të luhet në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit në orën 18.00. Këto dy skuadra u ndeshën me njëra- tjetrën edhe tre ditë më parë, por këtë herë për kampionatit dhe shkodranët humbën me rezultatin 3-1 në një takim ku ata nuk arritën dot të dalin në lojën e tyre.

Vllaznia meshkuj humbet 1-3 sfidën me Partizanin

0

Sfida shumë e rëndësishme e kampionatit të volejbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Partizanit, pritej të ishte shumë e fortë. Kjo ngaqë dy ekipet konsiderohen rivale të denja të njëra- tjetrës. Megjithatë ndeshja e mbrëmjes së sotme, e zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" nuk ka qenë aq rivalizuese. Partizani ka arritur të fitojë 3-1 dhe të ruajë kreun ndërkohë që kjo humbje për Vllazninë ka prishur jo pak punë. Seti i parë do fitohej nga miqtë 25-17 dhe më pas janë ata sërish që fitojnë 25-22 duke e çuar në dy numrin e seteve të fituara.

Vllaznia humb 1-3 me Budvanska Riviera, kampionen e Malit të Zi

0

Pushimi në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit për shkak të kalendarit të saj, ka bërë që drejtuesit e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë të shohin mundësinë për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe. Pak kohë më parë, ai luajti në Podgoricë ndaj Buduçnostit ndërsa se fundi ka zhvilluar një tjetër miqësore, por këtë herë me ekipin kampion në fuqi të Malit të Zi dhe njëkohësisht kryesuesen e kampionatit të këtij vendi aktualisht, pikërisht me Budvanska Riviera të qytetit të Budvas. Ndeshja është zhvilluar në pallatin e sportit të këtij qyteti dhe sigurisht që i ka shërbyer shumë volejbollistëve shkodranë.