Vllaznia humb 1-3 me Budvanska Riviera, kampionen e Malit të Zi

0

Pushimi në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit për shkak të kalendarit të saj, ka bërë që drejtuesit e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë të shohin mundësinë për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe. Pak kohë më parë, ai luajti në Podgoricë ndaj Buduçnostit ndërsa se fundi ka zhvilluar një tjetër miqësore, por këtë herë me ekipin kampion në fuqi të Malit të Zi dhe njëkohësisht kryesuesen e kampionatit të këtij vendi aktualisht, pikërisht me Budvanska Riviera të qytetit të Budvas. Ndeshja është zhvilluar në pallatin e sportit të këtij qyteti dhe sigurisht që i ka shërbyer shumë volejbollistëve shkodranë.

Kroqi: Qafarena do luajë me Vllazninë deri në fund të sezonit

0

Volejbollisti shkodran Anton Qafarena pavarësisht se ka rënë dakord që të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, do të vazhdojë të luajë me Vllazninë deri në fund të këtij sezoni. Lajmi konfirmohet nga trajneri i këtij ekipi Mark Kroqi. Sipas tij, lojtari vërtetë ka rënë dakord me klubin gjerman Buhl për të luajtur me ta por kjo do të ndodhë në sezonin e ardhshëm sepse në këtë periudhë nuk mund të bëhen federime. Për këtë arsye, nisur edhe nga dëshira e lojtarit për të kontribuar për Vllazninë në këtë pjesë të mbetur të këtij sezoni, bëhet e ditur se Qafarena do të rikthehet sërish në Shqipëri në ditët e fundit të shkurtit për t'iu bashkuar ekipit shkodran në stërvitje dhe më pas, për të luajtur edhe në ndeshje me të.

Anton Qafarena ikën nga Vllaznia, firmos në Gjermani

0

Anton Qafarena nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë, pasi i është bashkuar ekipit gjerman Buhl. Madje, shtatlarti shkodran tashmë ka hedhur edhe firmën në kontratë me këtë ekip dhe ka nisur stërvitjen me të. Lajmin e ka konfirmuar për "Shkodra SPORT" vetë lojtari, i cili duket mjaft i kënaqur për nisjen e kësaj aventure të re. Qafarena është vetëm 19 vjeç, por prej dy sezonesh ka spikatur në kampionatin shqiptar me lojërat e tij duke u bërë shpejt një nga elementët më të spikatur të tij. Jo vetëm kaq. Ai sezonin e kaluar u bë pjesë e ekipit kampion Studenti, në ndeshjet e Ligës Europiane, ndërkohë që është edhe kontigjent i kombëtares shqiptare. Për shkodranin vjet u interesua edhe një ekip qipriot, por transferimi nuk u bë i mundur.

Xhorxheviç: Eksperiencën time në shërbim të Vllaznisë

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka bërë një goditje të rëndësishme në merkato ditët e fundit. Ajo ka bërë pjesë të saj volejbollistin serb Vladan Xhorxheviç. Lojtari I sapoardhur është 34 vjeç por me një përvojë të madhe si në kampionatin e vendit të tij, ashtu edhe me kombëtaren e Serbisë por edhe shumë ekipe të tjera klubesh me të cilat ka luajtur gjatë karrierës.

Vllaznia merr një volejbollist serb. Vjen Vladan Djordjeviç

0

Pas shumë tentativash, Vllaznia në volejboll për meshkuj ka bërë më në fund realitet blerjen e një lojtari të huaj. Bëhet fjalë për serbin Vladan Djordjevic i cili tashmë ka mbërritur në Shkodër dhe ka nisur stërvitjen me këtë ekip. Lajmi konfirmohet nga trajneri i këtij ekipi Mark Kroqi i cili duket mjaft i kënaqur për ardhjen e këtij lojtari me shumë përvojë. Djordjevic sapo ka mbushur 34 vjeç dhe ka një karrierë shumë të pasur teksa ka qenë për vite me rradhë edhe pjesë e kombëtares së Serbisë. Luan në pozicionin 4, aty ku shkodranët kishin më shumë nevojë për një lojtar të tillë.

Vllaznia në volejboll në kërkim të ndonjë lojtari të huaj

0

Pas basketbollit, edhe volejbolli I Vllaznisë duket se do të kapet nga “virusi I të huajve”. Drejtuesit e ekipit shkodran mësohet se kanë nisur përpjekjet e tyre për të gjetur ndonjë sportist cilësor që t’I plotësonte ato në rrugën drejt fitimit të titullit kampion dhe të Kupës së Shqipërisë. Por nëse, basketbolli ka zgjedhur amerikanë si përforcim, madje I ka bërë realitet kontratë me tre lojtarë nga ky kontinent I l largët, tek volejbolli po ndiqet një strategji tjetër.

Vllaznia siguron gjysmëfinalen e Kupës. Pret kundërshtarin e rradhës

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur edhe fitoren e tretë në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e rradhës të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut të Korçës. Me këtë fitore, tashmë edhe zyrtarisht shkodranët e shohin veten në gjysmëfinale të Kupës ndonëse kanë për të luajtur edhe një takim tjetër në grup, pikërisht ndaj Elbasanit. Por pavarësisht rezultatit të tij, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi, kanë siguruar daljen në turin tjetër. Përballja me korçarët ka qenë vendimtare për këtë gjë. Vllaznia në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë ta fitojë atë. Seti I parë është mbyllur në shifrat 25 me 14 dhe me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti I dytë.

Vllaznia e femrave i nis me humbje ndeshjet e Kupës

0

Vllaznia në volejboll për femra ashtu siç pritej, e ka humbur ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, atë ndaj Teutës me rezultatin 3-0. Takimi është luajtur në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit dhe ka qenë i pari i zhvilluar për këtë kompeticion. Vajzat shkodrane janë munduar të bëjnë maksimumin e tyre por  e kanë patur të vështirë. Seti i parë i ndeshjes është me shifrat 25-17 ndërsa i dyti dhe i treti kanë patur nga një pikë më tepër, 25-18 dhe 25-19.

Anton Qafarena shpallet lojtari më i mirë në “Kupën e Flamurit”

0

Përpos kupës së marrë nga Vllaznia si ekip, shkodranët kanë marrë edhe një tjetër kupë në turneun e organizuar në Kërçovë të Maqedonisë. Organizatorët kanë ndarë edhe një kupë për volejbollistin më të mirë dhe në fund, ata njëzëri kanë vendosur që kjo kupë të shkojë për lojtarin e Vllaznisë Anton Qafarena. 19 vjeçari është vlerësuar për lojën e tij dhe kjo ka bërë që të marrë edhe një vlerësim të tillë.Duke folur për mediat vendase pas këtij vlerësimi, ai ka thënë:

Vllaznia fiton “Kupën e Flamurit” në Kërçovë të Maqedonisë

0

Volejbollistët e Vllaznisë janë shpallur fitues të "Kupës së Flamurit", aktivitet që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Kërçovë të Maqedonisë. Në ndeshjen finale të luajtur pasditen e djeshme ndaj ekipit vendas të Shutovës, shkodranët kanë fituar me rezultatin 3-2 në një takim me shumë emocione. Duhet thënë se përballë tyre ishte ekipi kampion i Maqedonisë në rradhët e të cilit kishte lojtarë shumë të mirë megjithatë, djemtë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi kanë arritur të jenë të suksesshëm dhe të triumfojnë duke fituar edhe kupën e vënë nga organizatorët.