Hidhet shorti i Kupës, femrat luajnë në Durrës, meshkujt në Tiranë

0

Pas basketbollit, edhe volejbolli ka përcaktuar datat dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Ajo që të bën përshtypje është se Federata ka përcaktuar një skemë të tillë që do t'i grumbullojë për tre ditë me rradhë ekipet në Tiranë dhe Durrës. Por ajo që të bën përshtypje, ka të bëjë me atë që ekipi i femrave i Vllaznisë do t'i luajë ndeshjet në Durrës ndërsa meshkujt në Tiranë. Kjo do të jetë faza e parë e ndeshjeve të Kupës dhe të dy ekipet shkodrane kuptohet që do të kenë si objektiv kalimin në turin final megjithatë për femrat do të jetë paksa e vështirë.

Volejbollistët e Vllaznisë pjesmarrës në “kupën e Flamurit” në Kërçovë

0
Vllaznia në volejboll për meshkuj do të marrë pjesë në kupën e organizuar nga shqiptarët e Maqedonisë me rastin e festës së Flamurit, madje dhe emërtimi i këtij turneu është "Dita e Flamurit na bashkon në Uskanë". Ajo do...

Vllaznia e meshkujve ndalet në Durrës. E mund 3-2 Erzeni

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Durrës ndaj Erzenit. Ndonëse dy herë ka qenë në avantazh ndaj kësaj skuadre sërish nuk ka arritur ta ruajë atë dhe në fund është mundur 2-3.  Dy herë shkodranët kaluan në avantazh, por po dy herë u arritën nga shijakasit, që nuk hoqën dorë, duke bërë që emocionet dhe rivaliteti të ishin në kulm (dy sete u vendosën në shtesë). Mjaft i bukur edhe seti final, fituar 15-13 nga Erzeni, që në këtë mënyrë korr suksesin e 4-t sezonal dhe merr dy pikë, i lënë një pikë miqve nga Shkodra. Natyrisht që një humbje e tillë nuk pritej nga skuadra e drejtuar nga trajneri Kroqi megjithatë tashmë ky është një realitet. Kuqeblutë do ta mbyllin fazën e parë të kampionatit javën tjetër duke luajtur ndaj Elbasanit dhe sigurisht që do të kërkojnë fitoren për t'i bërë një mbyllje përgjithësisht të mirë fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të kenë një ecuri krejt ndryshe në fazën e dytë të tij.

Vllaznia, të shtunën sfida e rëndësishme ndaj Erzenit

0

Volejbollistët e Vllaznisë këtë fundjavë do të kenë një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për të zhvilluar. Bëhet fjalë për takimin me Erzenin e Shijakut që këtë sezon, po kërkon të jetë në mes ekipeve pretendente. Për këtë arsye, sfida që do të luhet në "Ramazan Njala" të Durrësit, pritet me interes sepse ekipi që do ta fitojë këtë ndeshje, do të vazhdojë rrugën drejt kreut të renditjes ndërsa ai që do të humbasë, do të ketë ndoshta pak shanse që të pretendojë për të qenë në mes katër ekipeve më të mira.

Rrashketa pas 7 muajsh dëmtimi, gati të rikthehet në fushë

0

Prej shtatë muajsh është larg fushës së lojës si shkak i dëmtimit dhe operacionit të kryer në tendinë dhe tashmë duket se ky problem ka kaluar dhe shumë shpejt do të jetë gati për të luajtur. bëhet fjalë për volejbollistin e Vllaznisë Ditmir Rrashketa. Në një prononcim për shkodrasport.com, ai ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të jetë në dispozicion të trajnerit Kroqi për të luajtur sepse stërvitjen e ka nisur dhe pritet vetëm që të kthehet e të luajë. "Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua sepse kalova një nga dëmtimet më të rënda, pikërisht në tendinë.

Vllaznia për meshkuj mund 3-1 Tiranën. E treta fitore rradhazi

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj arrin fitoren e tretë rradhazi. Këtë herë ndaj Tiranës. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" kur kuqeblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-1. Takimi ka nisur me shumë rivalitet dhe këtë e tregon më së miri përfundimi i setit të parë me shifrat 26-24 në favor të vendasve. Në të dytin epërsia e ekipit të drejtuar nga trajneri Mark Kroqi rritet dhe do ta fitojë edhe atë, këtë herë me shifrat 25-22. Kur pritej që takimi të mbyllej në setin e tretë, volejbollistët shkodranë nuk luajnë ashtu si duhet dhe i japin mundësinë Tiranës të rihapin  ndeshjen pas fitores 25-21.

Vllaznia në volejboll fiton 3-1 miqësoren me Buduçnost

0

Ekipet e Vllaznisë dhe Buduçnostit në volejboll për meshkuj, kanë zhvilluar një tjetër miqësore në mes tyre. Pas asaj të luajtur pak ditë më parë në Podgoricë, pasditen e së mërkurës ka qenë rradha e kthimit të vizitës për ekipin malazez. Në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, shkodranët kanë fituar me rezultatin 3-1. Ata kanë fituar dy setet e para me shifrat 25-21 dhe 25-20 ndërsa në të tretin kanë qenë volejbollistët e Buduçnostit që kanë fituar 25-16. Ndërkohë seti I katërt ka patur rivalitet dhe vetëm në fund, Vllaznia ka fituar 27-25 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Për trajnerin e saj Mark Kroqi, miqësore të tilla I vlejnë skuadrës për t’u përmirësuar sa më tepër në punën e saj dhe po ashtu, ai ka premtuar se të tilla miqësore me ekipin e Buduçnostit do të vijojnë edhe në të ardhmen, falë marëdhënieve të mira që ekzistojnë në mes dy klubeve.

Ekipet e Vllaznisë dy fitore të rëndësishme këtë javë

0

Me dy fitore i kanë mbyllur ndeshjet e kësaj jave ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia. Meshkujt kanë mundur 3-1 Farka Volej ndërsa femrat kanë fituar 3-2 ndaj Partizanit. Ndeshjet kanë dhuruar shumë emocione. I pari ka qenë takimi i femrave. Vajzat shkodrane e kanë nisur mirë ndeshjen dhe fitojnë setin e parë 25-23. Këto shifra do të përsëriteshin edhe në dy setet e tjera, por nëse të dytin e fiton Partizani, të tretin e merr sërish Vllaznia që kalon në epërsi 2-1 me sete. Në të katërtin janë vajzat mike që fitojnë lehtësisht 25-13 duke e çuar ndeshjen në set final.

Volejbollistët e Vllaznisë, dy ndeshje, dy humbje në kampionat

0

Përveç ekipit të basketbollit të meshkujve, edhe ai i volejbollit të Vllaznia, ka pësuar humbje këtë javë. Ekipi i drejtuar nga trajneri Mark Kroqi ka luajtur edhe ai në kryeqytet ndaj Partizanit dhe është mundur me rezultatin 3-0. Ndeshja nuk ka patur shumë rivalitet. Vetëm në setin e parë, volejbollistët shkodranë kanë bërë maksimumin e tyre por pa arritur dot ta fitojnë atë sepse kanë qenë të kuqtë që e kanë fituar me shifrat 26 me 24. Vetëm kaq sepse në dy setet e tjera, ka qenë ekipi i drejtuar nga trajneri Ylli Tomori që ka dominuar takimin duke i fituar ato me rezultatet 25-14 dhe 25-20.

Adrian Mikopli, trajner i volejbollit të të rejave të Vllaznisë

0

Një emër i shquar i volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, është vënë në drejtim të ekipit të volejbollit të të rejave të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Adrian Mikoplin. Shuteri i njohur i ekipit shkodran në vitet '80-'90, kishte disa vite që ishte shkëputur nga sporti megjithatë, ditët e fundit i është përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga ish-kolegu i tij Mark Kroqi që është edhe drejtor i klubit, për të marrë drejtimin e këtij ekipi. Ka ndodhur kështu pasi trajneri i mëparshëm Dorian Tafa është një një kurs specializimi në Bullgari për disa muaj. Sigurisht që ulja në pankinën e këtij ekipi e një emri si Mikopli është një lajm i mirë.