Kampionati i beachvolejt, një shkodran kampion, një tjetër i treti

0

Pasditen e sotme ka përfunduar në plazhin e Kavalishencës, në Durrës, Kampionati i 2-të Kombëtar i Beachvolley, aktivitet që u organizua për dy ditë me radhë nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Një aktivitet që tërhoqi vëmendjen e mjaft sportistëve, dashamirësve të këtij sporti dhe pushuesve, që ndoqën nga afër ndeshjet e këtij turneu mjaft tërheqës dhe me rivalitet. Interesant është fakti se shkodranët sërish janë ndër më të spikaturit edhe në këtë kampionat.

Volejbollistët e Vllaznisë e nisin si jopretendentë sezonin e ri

0

Volejbollistët e Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për marrjen pjesë në Kupën e Federatës dhe më pas në kampionatin kombëtar që nis në fund të këtij muaji. Pas zhvillimit të fazës përgatitore, tashmë ekipi është duke punuar më tepër në aspektin taktik.Trajneri Adrian Mikopli po punon për ndërtimin e formacionit bazë por edhe mënyrën e lojës me të cilën skuadra do të përballet me kundërshtarët.

Hidhet shorti i kampionateve të volejbollit, Vllaznia e nis ndaj Partizanit

0

Paraditen e sotme, në mjediset e Federatës Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti i sezonit të ri sportiv 2017-2018 në këtë sport. Një sezon që vjen me disa risi dhe që pritet të dhurojë të tjera emocione, ashtu siç ka qenë kjo verë sportive e sportit të rrjetës. Drejtuesit e FSHV-së, Presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari Albens Vokopola drejtuan hedhjen e shortit të sezonit të ri, duke shpjeguar edhe atë që ata presin nga sezoni i ri.

Vistaraj/Kiri dhe Qeraxhia/Troka fituesit e “Velipoja beachvoley 2017”

0

Pas tre ditësh ndeshjesh shumë të bukura, pasditen e sotme ka përfunduar turneu i dytë i beachvolejt "Velipoja 2017" që u organizua nga Bashkia Shkodër. Ky aktivitet ka kulmuar me ndeshjet finale për të dy kategoritë, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Në finalen e femrave janë ndeshur dy çifte sportistesh të ekipit të Vllaznisë, Diana Vistaraj/ Stela Kiri kundër Izabela Dodani/ Antoneta Molla.

Beachvolej, nis edicioni i dytë i turneut “Velipoja 2017”

0

Pasditen e sotme në kompleksin "Devi" në Velipojë ka nisur turneu i dytë i beachvolejit që organizohet nga Bashkia Shkodër. Në orën 16.00 është hedhur shorti për pjesmarrësit ndërsa një orë më vonë kanë nisur ndeshjet të cilat duhet pranuar se kanë patur rivalitet. Pjesmarrës në edicionin e sivjetëm kanë qenë edhe shumë sportistë profesionistë teksa përveç volejbollistëve të Vllaznisë kanë qenë të pranishëm edhe ato të ekipit të Partizanit dhe Skënderbeut.

Nesër nis turneu i beachvolejt “Velipoja 2017”

0

Pasditen e së premtes do të nisë në Velipojë turneu i dytë i beachvolejit "Velipoja 2017". Nëse një vit më parë ky turne është zhvilluar kryesisht me pushues por edhe sportistë profesionistë shkodranë, sivjet është krejt ndryshe. Ai organizohet nga Bashkia Shkodër dhe zhvillohet tek kompeksi "Devi", rruga nr.3.

Më 28 gusht 2017, hedhja e shortit për sezonin e ri të volejbollit

0

Federata Shqiptare e Volejbollit ka lajmëruar se më 28 gusht 2017, në ora 11:00, në mjediset e organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, do të bëhet hedhja e shortit të Kampionatit Kombëtar për sezonin 2017-2018.Bëhet fjalë për nivelin e vetë, apo Grupin A1 të meshkujve, si dhe për të dy nivelet e femrave, grupin A1 dhe A2.

Nga Vllaznia në Bundesligë, Qafarena: Realizova një endërr

0

Pas një sezoni të suksesshëm ku u shpall kampion për herë të parë në histori me Vllazninë dhe një performance pozitive me kombëtaren kuqezi në Ligën e Europës, karriera e volejbollistit Anton Qafarena merr një tjetër hov. Prej këtij sezoni, shkodrani shtatlart do të jetë pjesë e gjermanëve të Bundesligës, Ingersol Buhl.

Nikolin Qafarena braktis stërvitjen. Ka pretendime financiare

0

Pas largimit të Anton Qafarenës drejt Gjermanisë, ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë mund të ketë një tjetër firo. Dhe sërish bëhet fjalë për një Qafarenë tjetër, vëllai më i madh në moshë, Nikolini. Ekipi ka rreth dy-tre javë që ka nisur stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Adrian Mikopli por në seancat e zhvilluara ka munguar lojtari më veteran i tij.

Artan Kalaja: Suksesi në Ballkaniadë, meritë e të gjithëve

0

Dorëheqja nga drejtimi i Vllaznisë sikur e largoi nga vëmendja për disa kohë megjithatë Artan Kalaja "rikthehet" sërish të thotë fjalën e tij. Këtë herë si zëvendëstrajner i kombëtares U-20 që së fundi u shpall nënkampione Ballkani. Një sukses i merituar, çka tregon se volejbolli shqiptar po i ngjit një e nga një shkallët e tij.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI