Mundësi shkodran Elis Guri rikthehet sërish në nivele të larta. Në garat e djeshme të vlefshme për kampionatin bullgar, 30 vjeçari ka zënë vendin e parë duke sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij dhe duke u shpallur sërish kampion i këtij vendi ne peshen e tij, ate 96 kg. Në fakt për Elisin kjo nuk është hera e parë që triumfon në këtë vend por ky titull kampion ka patur një të veçantë sepse Guri rikthehej në tapet pas një mungese të gjatë si rrjedhojë e dëmtimit dhe më pas operacionit të kryer në shpatull. Titulli kampion i fituar dje natyrisht që do jetë një shtysë tashmë për të marrë rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare, që në aktivitetin më të afërt që do të zhvillohet. Kujtojmë këtu që Elis Guri në shtatorin e vitit 2011 arriti të shpallej kampion bote për Bullgarinë ngaqë ka pasaportë bullgare. Atë titull, shkodrani dëshiron ta përsërisë sërish dhe prandaj po punon me shumë intensitet. Në garat e djeshme të kampionatit bullgar, Elisi ka treguar një formë shumë të mirë dhe kjo është një garanci për aktivitetet e ardhhsme për të na dhuruar të tjera rezultate të larta.
Gjergj KOLA

 

Ne foto: Elis Guri ne podium dje pas suksesit ne kampionatin bullgar ku zuri vendin e pare ne peshen e tij.